Video/ Humbën jetën 10 persona, nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

Qytetarët e Kosovës të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci janë nisur për tu kthyer në atdhe.

Media kroate 24sata ka publikuar pamje nga nisja e të mbijetuarve për në Kosovë.

Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor.

Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 kanë kërkuar trajtim mjekësor.

(BalkanaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *