VIDEO/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me mbrojtësen metalike në autostradën Elbasan-Tiranë, lëndohet shoferi

video humbi kontrollin e makines dhe u perplas me mbrojtesen metalike ne autostraden elbasan tirane lendohet shoferi
video humbi kontrollin e makines dhe u perplas me mbrojtesen metalike ne autostraden elbasan tirane lendohet shoferi

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Elbasan-Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Sakaq mësohet se nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit

Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet një person i cili është shtrirë në tokë, ku në ndihmë i kanë ardhur disa banorë të zonës.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi A. H., 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts