VIDEO- “I çove SMS Ramës për…”/ Gjekmarkaj përfshihet në debat të ashpër me Astrit Patozin: Garuzhde e kryeministrit, i pacipë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj është përfshirë në debate të ashpra me kreun e Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi.

Pjesë nga debati në Real Story në News 24:

Patozi: Në 100 vjet rresht nuk kam asnjë njeri të rreshtuar majtas, por kjo nuk do të thotë që nuk kam respekt për të majtën. E majta në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm politik.

Gjekmarkaj: Tani ti mendon se je më i djathtë se unë?

Patozi: Jo mo jo, ti je më i djathtë se të gjithë të tjerët. Si mund të jem unë më i djathtë se ti mor burrë?

Gjekmarkaj: Mendon se je më i djathtë se unë nga pikëpamja historike?

Astrit Patozi: Agron, në vitin 2017 ke qenë legjendë urbane, sepse i shkruaje mesazhe cdo ditë, e zgjoje nga gjumi Edi Ramën, dhe i qaje hallet për Luolzim Bashën, që të kishte lënë jashtë listës dhe kishe hallin e Dekanit. Ky është një fakt.

Agron Gjekmarkaj: Kjo është diskutim banal, prej një njeriu ordiner, që po shpif, po gënjen. Mos më drejto gishtin, mos më bëj shenja prej gishti, prej cubi, se s’të llogaris fare për burrë, mos shpif, mos gënje.

Mesazhet e Edi Ramës haji dhe piji vetë. Unë s’e kam për turp, me Edi Ramën kam pirë dhe verë. Unë i kam pasur hapur me të gjithë marrëdhëniet, sepse kam qenë analist. Mos m’u hiq si garip sepse s’më impresionon për asgjë.

Patozi: Të gjithë jetën time s’kam qenë kurrë garip, kam respektuar shumë njerëzit e shtypit, edhe kur s’e kanë merituar. Por tani s’je në rolin e një analisti, por në rolin e një politikani të keqpërdorur prej shumë vitesh. Mua ti Agron nuk më bën dot…

Agron Gjekmarkaj: Nëse kam çuar mesazh Edi Ramës, ku e din ti, të ka thënë Rama?
Patozi: Po cfarë rëndësie ka tani.

Gjekmarkaj: Jo, ka rëndësi, mos shpif në këtë mënyrë se është ordinere kjo që bën ti.
Astrit Patozi: Për atë që thashë mbaj përgjegjësi, sepse është e vërtetë.

Agron Gjekmarkaj: Ti je i pacipë, je i pacipë morë burrë, si flet me këtë gjuhë, të të vijë turp. Ti po përdoresh në mënyrën më të pistë.

Astrit Patozi: Ti Agron do të bësh atë që ju bëni në Elbasan, sepse ti kërkon patjetër që të krijosh një sherr, të bësh përplasje. S’ta jep garanci.

Agron Gjekmarkaj: Ti po shpif mor zotëri, ti gënjen në mënyrën më të pacipë, sepse je garuzhdja e Edi Ramës në opinionin publik. Është e drejta jote, por unë s’të lejoj të gënjesh për imazhin tim. Kush je ti ta bësh. Je një gazetar mediokër.

Astrit Patozi: Kohën time ta marri ky.

Agron Gjekmarkaj: Ti ke hyrë si anonim në politikë, PD të ka dhënë emrin, ke emrin Astrit Patozi.

Astrit Patozi: Mjafton të flasë ky, kjo është Partia Demokratike.

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni karikatura të Edi Ramës. Ti je njeriu që ke ardhur për të shpifur e gënjyer. Të të vijë turp. Si shpif në këtë mënyrë, si s’të vjen turp.

Astrit Patozi: Skema e Elbasanit është që po u zunë dy veta, perceptimi që krijohet thuhet se e kanë fajin të dy palët. Unë s’ta jap këtë shans, do të mbroj pikëpamjet e mia.
Agron Gjekmarkaj: Ti mbro veten dhe pikëpamjet e tua, por nos shpif, mos shpif mor zotëri.

Astrit Patozi: Ti je i njëjti person. Mjafton të marrësh vetëm gjërat që ke thënë e shkruar, lëri mesazhet se janë gjë tjetër.

Agron Gjekmarkaj: Do them ndonjë fjalë që se mban dot. Je ordiner mor burrë. Është turp, është skandal. Si shpif në këtë mënyrë.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *