VIDEO/ I dha dorën një gruaje me ngjyrë dhe…gjesti që bën kryeministri spanjoll irriton rrjetin

Gjesti i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në Madrid ka shkaktuar mjaft reagime te ashpra. Kryeministri Sanchez ishte duke takuar banorë në një rrugë të kryeqytetit Madrid, mes qytetarëve që takoi ishte edhe një grua me ngjyrë.

Kryeministri spanjoll pasi shtrëngoi dorën me gruan që po i buzëqeshte bëri një akt të shëmtuar të cilësuar si racist në komentet e shumta në rrjetet sociale.

Sanchez menjëherë fshiu dorën menjëherë pasi u largua disi nga gruaja me ngjyrë pa e vrarë mendjen se gjithë kamerat po regjistronin.

Ky gjest i Pedro Sanchez shkaktoi një reagim të madh. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Spanjë bënë një deklaratë ku thanë se veprimi i pamatur i kryeministrit spanjoll ishte një gjest racist që mund të shkaktojë probleme dhe një valë reagimesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.