VIDEO/ “I ha unë të gjitha”- Rama njofton nismën: Do shtrijmë eksportet e produkteve bujqësore deri në Lindjen e Mesme dhe Afrikë! Në nivelin politik e kemi zgjidhur









Teksa Partia Socialiste mbante dje kongresin e saj, kryeministri Edi Rama është shkëputur për disa minuta për të vizituar panairin e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza.

Rama shprehet se takoi personalisht burra dhe gra të cilët sipas tij falë mbështetjes nga qeveria rrisin prodhimet, eksportet dhe fitimet e tyre.

“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”, thotë Rama.

Rama deklaroi se do të hartohet një katalog për produktet e eksporteve për t’i shtrirë ato në disa vende deri në Lindjen e Mesme apo Afrikë. Ai theksoi se në nivelin politik kjo është zgjidhur dhe pritet të vihet në zbatim nga ana teknike.

“Do bëjmë një katalog të produkteve të eksporteve sepse kemi bërë një plan për t’i shtrirë në disa vende. Qoftë edhe në Lindjen e Mesme, qoftë në Afrikë. Do bëjmë një xhiro promovuese. Në nivelin politik e kemi zgjedhur. Tani duhet ta bëjmë në nivel teknik. Bujqësia shqiptare eksporton kaq shumë. Dhe këta thonë nuk ka bujqësi ka vdekur. I ha unë të gjitha”, tha Rama.

Rama shprehet se ky panair duhet të zhvillohet më shpesh. “Duhet ta bëjmë më shpesh për të promovuar produkte”, tha Rama.

Ai provoi disa nga produktet që ata tregtojnë ndërsa u ndal të bënte foto edhe me disa fëmijë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.