VIDEO/ I pamaskuar dhe me mjet prerës, i riu kërcënon shitësen dhe vjedh një shumë parash në një supermarket në Korçë

Një 20-vjecar i pamaskuar dhe me një mjet prerës (biçak), ka hyrë në një supermarket në Korçë dhe  ka vjedhur një shumë parash.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet momenti kur i riu kërcënon me mjetin prerës shitësen dhe merr një shumë parash.

Policia bën me dije se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe  ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts