VIDEO/ I rrethuar nga truprojat dhe vështirësi në ecje, detajet që i shpëtuan të gjithëve nga vizita e Putinit në Iran

video i rrethuar nga truprojat dhe veshtiresi ne ecje detajet qe i shpetuan te gjitheve nga vizita e putinit ne iran
video i rrethuar nga truprojat dhe veshtiresi ne ecje detajet qe i shpetuan te gjitheve nga vizita e putinit ne iran

Presidenti rus Vladimir Putin, zhvilloi të martën një vizitë zyrtare në Iran. Ky ishte edhe udhëtimi i parë ndërkombëtar jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Fillimisht presidenti Putin u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan në Teheran. Po ashtu ai u takua edhe me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei.

Por në media janë kapur detaje që duket se i kanë shpëtuar të gjithëve. Vëmendja është përqendruar tek lëvizjet e Putinit. Në një video të publikuar, shfaqet Putin duke zbritur nga avioni n aeroportin e Teheranit, ndërsa të gjithëve u shpëtuan dy detaje të rëndësishme.

Sapo Putini zbriti nga avioni dhe iu afrua komitetit të pritjes për të përshëndetur, ai u vëzhgua nga afër nga truprojat e tij.

Gjatë bisedës Putini ka zbërthyer xhaketën dhe sapo ka nisur të ecë drejt limuzinës së zezë, sigurimi e ka rrethuar nga të gjitha anët.

Në momentin kur dera hapet dhe Putini fillon të futet në makinë, truproja i bllokon pamjen presidentit rus, por në një moment shumë të shkurtër shihet se presidenti rus ka hyrë në makinë pa xhaketë.

Gjithashtu është vënë re se Putin ka pasur edhe vështirësi në ecje.  “Presidenti i Rusisë ka vështirësi në ecje”, shkruan DailyMail.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts