VIDEO / Ibra jep spektakël dhe bën diferencën, Milani mund mes drithërimash Romën








Milani ka marrë tre pikët e radhës në kampionat me një fitore të madhe kundër Romës në fushën e kësaj të fundit. Gjithçka meritë e Zlatan Ibrahimoviç, i cili është kthyer përsëri si protagonist kryesor për kuqezinjtë.

sdsdssdsds

Ishte pikërisht një goditje dënimi e Ibrahimoviç ajo që i dha avantazhin kuqezinjve, të cilët deri në ato momente kishin vuajtur manovrën e Romës. Kjo ia bëri më të thjeshtë ndeshjen kuqezinjve që provuan të goditnin në kundërsulm, duke shfrytëzuar problemet e dukshme në prapavijën e verdhekuqve.

Përsëri Ibra dërgoi sferën në rrjetë në fillimin e pjesës së dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, pak minuta më vonë, suedezi fitoi një penallti të cilën e transformoi me qetësi Kesi, duke dyfishuar shifrat mes protestave të vendasve për këtë vendim.

Milani dukej në kontroll të plotë dhe Roma e dorëzuar. Por një karton i dytë i verdhë i Teo Hernandez në minutën e 66 ndryshoi gjithçka, pasi ai la skuadrën me 10 lojtarë. Nga ky episod mori zemër Roma, e cila nisi të sulmonte dhe krijoi një numër të madh rastesh para portës së Tatarusanu, me këtë të fundit i cili bëri pritje të njëpasnjëshme për të mbajtur para skuadrën e tij.

Ai u dorëzua vetëm në shtesë përballë El Sharauit, por Roma më pas nuk ia doli që të çonte përsëri sferën në rrjetë dhe kështu, Milani mori tre pikë që e ngjitën përkrah Napolit në vendin e parë në renditje.

ROMA-MILAN 1-2
90’+3′ El Sharaui / 25′ Ibrahimoviç, 57′ (p)  Kesi 

KK: Teo Hernandez 66′

FORMACIONET ZYRTARE

Roma (4-2-3-1): Rui Patrisio; Karsdorp, Mançini, Ibanez, Vina; Kristante, Veretu; Zaniolo, Pelegrini, Mkhitarjan; Abraham
Trajner: Zh. Murinjo

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Benaser, Kesi; Selemakers, Kruniç, Leao; Ibrahimoviç.
Trajner: S. Pioli

dddd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *