VIDEO/ Ibrahimoviç sinjale për të ardhmen: Do ta vendos unë kur…









Zlatan Ibrahimoviç është mungesa e madhe e këtij Milani, teksa ende vuan dëmtimin që ka pësuar kohë më parë.

IB

Sulmuesi suedez ka publikuar së fundmi një video në profilin e tij të rrjetit social “Twitter” duke u stërvitur, duke goditur topin në portë dhe me një top të verdhë që godet kamerën që ndodhet e inkuadruar në portë.

Në postimin e tij, 40-vjeçari i ka dhënë fund aludimeve se kur do t’i japë fund karrierës së tij futbollistike duke bërë lojra fjalësh me topin e verdhë:

“Unë vendos se kur të ndaloj, ashtu siç vendos që topi i verdhë të të godasë”, ishte postimi i Ibrës.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Milanit në Serinë A, Ibrahimoviç është aktivizuar gjithsej në 19 ndeshje duke e tundur rrjetën 8 herë dhe duke dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.