PSG-ja arriti të triumfonte në finalen e Kupës së Francës, ndaj Monakos me rezultatin 0-2, duke fituar kështu trofeun e dytë në këtë sezon pas Kupës së Ligës.
Mauro Ikardi në minutën e 19-të dhe Kilian Mbape në të 81-tën, ishin autorët e golave në këtë sukses të rëndësishëm të gjigantëve francezë. Kapiteni Markuinjos ai që ngri lart trofeun mbrëmjen e sotme në stadiumin “Stade de France”.
Kjo është hera e 14 në histori që Paris Saint Germain fiton Kupën e Francës, ndërsa Monako e ka fituar vetëm 5 herë dhe ka humbur po kaq finale të tjera. Në fundjavë kryeqytetasit do të provojnë të fitojnë edhe kampionatin, për të bërë “bis” trofesh, ndonëse aty gjithçka është në dorën e Lilës.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al