VIDEO/ Imazhi tronditës i agresionit të Putin, babai nuk ia lëshon dorën të birit 13-vjeçar që u vra nga raketat ruse

video imazhi trondites i agresionit te putin babai nuk ia leshon doren te birit 13 vjecar qe u vra nga raketat ruse
video imazhi trondites i agresionit te putin babai nuk ia leshon doren te birit 13 vjecar qe u vra nga raketat ruse

Skena zemërthyese janë ato që kanë tronditur botën dhe vijnë nga Kharkiv, aty ku bombardimet e njëpasnjëshme ruse shkaktuan disa viktima, mes të cilëve edhe një 13-vjeçar.

Pikërisht imazhi i babait të vogëlushit nga Kharkivi, i cili, i ulur në gjunjë e me lot në sy refuzon të lëshojë dorën e të birit 13-vjeçar.

Burri nuk largohet nga trupi i djalit, i shtrirë në tokë, ndërsa një efektive policie i afrohet dhe, duke e kapur për dore, përpiqet ta ngushëllojë.

Edhe ajo do ulet në gjunjë dhe pret që babai i pikëlluar të mbarojë së lexuari lutjet e tij.

Mediat raportojnë se babai me fëmijët e tij ishte duke pritur autobusin në stacionin e autobusit afër xhamisë, kur sulmi me raketa ndodhi.

Tre persona humbën jetën në sulmin me raketa të 19 korrikut në qytetin e Ukrainës lindore. Mes njëmbëdhjetë të plagosurve është një vajzë 15-vjeçare, motra e madhe e viktimës 13 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts