VIDEO / Interi fiton dhe bind me lojë, i “larguari” Lautaro është protagonist në një gol










Interi i Simone Inzagit do të duhet të bëjë pa Romelu Lukakun dhe provat e para se si do të jetë skuadra zikaltër, kanë nisur që sot, me miqësoren kundër Parmës. Kampionët në fuqi të Italisë kanë fituar me shifrat 2-0, duke shfaqur një lojë mjaft bindëse ndaj skuadrës që luan në Serinë B në edicionin e ri.

inter

Zikaltërit dominuan ndeshjen, sidomos pjesën e parë ku u përpoqën në të gjithë mënyrat që të shënonin, sidomos me anë të Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas, për të cilin sot u përfol se ka një akord me Totenhemin, nuk u kursye në këtë takim duke provuar në çdo mënyrë të shënonte në portën e Parmës.

Por pasi shpërdoroi disa raste ai u kthye në njeriun-asist për golin e avantazhit të shënuar nga Brozoviç, ndërsa pak më parë Barela kishte goditur shtyllën. Në minutë e 69 erdhi edhe goli i 2-0, me Vesinon e sapofutur në fushë i cili shënoi me kokë, duke vulosur fatin e duelit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *