VIDEO / Interi fiton me përmbysje, Korrea hyn dhe bën diferencën pas gafës së Handanoviç










Interi ka siguruar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje të luajtura në Serinë A, duke vazhduar startin e mirë të këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ka mundur me shifrat 3-1 Veronën, në një ndeshje ku iu desh një përmbysje e rezultatit për të siguruar tre pikët.

korrea

Zikaltërit e nisën si mos më keq ndeshjen, pasi e panë shpejt veten në disavantazh pas një gafe të Handanoviç i cili i dhuroi topin kundërshtarëve. Iliç falënderoi dhe mposhti portierin duke kaluar para Veronën, e cila u mbrojt me shumë rregull në pjesën e parë.

Por me pavëmendjen e parë në fraksionin e dytë të lojës, Lautaro Martinez e ndëshkoi me një gol me kokë, duke vendosur baraspeshën. Që nga ai moment, Interi u hodh i gjithi përpara në kërkim të fitores, por duhej të priste deri në minutat e fundit për ta arritur.

U desh aktivizimi i Korreas që shifrat të ndryshonin përsëri. Sulmuesi i kërkuar me ngulm nga Inzagi u shfaq në zonë kur mbeteshin më pak se 10 minuta nga vërshëllima përfundimtare dhe me kokë kaloi ekipin e tij në avantazh. Më pas ishte përsëri argjentinasi i cili në shtesë, me një goditje nga jashtë zonës, vulosi rezultatin përfundimtar 3-1 dhe konfirmoi startin perfekt të Interit me pikë të plota pas dy ndeshjeve.

VERONA-INTER 1-3
15′ Iliç / 47′ L, Martinez, 84′, 90’+4′ Korrea

sdssddd

FORMACIONET ZYRTARE

foramonet

PANORAMSPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *