VIDEO/ Interi i merr Juventusin SuperKupën me dramë, e vendos Sançez në minutën 121








Interi ka siguruar sot SuperKupën e Italisë, duke mundur pas kohëve shtesë Juventusin me shifrat 2-1. Ekipi zikaltër ka triumfuar në një ndeshje dramatike, të vendosur nga goli i Aleksis Sançez në minutën e 121-të.

inter juventus

Interi nuk fitonte SuperKupën që nga viti 2010, por zikaltërit e Inzagit treguan që në start se e kërkonin me ngulm këtë trofe. Gjithsesi, ata u desh të bënin shpejt një ndeshje në sulm, pasi MekKeni kaloi në avantazh Juventusin në rrezikun e parë që u krijua para Handanvoicc. Zikaltërit kërkuan dy penallti njëra pas tjetrës, por dëshira e tyre u plotësua nga gjyqtarët vetëm në të dytën, me Lautaro Martinez i cili nuk gaboi para portës kundërshtare.

Më pas Interi kontrolloi lojën, por nuk krijoi shumë raste para katërkëndorit bardhezi. Nga ana tjetër, njeriu më i rrezikshëm i Juventusit ishte Bernardeski me dy tentativa që nuk gjetën katërkëndorin, kurse vetëm Dumfrajs shqetësoi Perin me gjuajtjen e tij me kokë. Pas një starti të vrullshëm të pjesës së dytë, dy skuadrat nuk thumbuan më deri në vërshëllimën përfundimtare e kështu, për të gjetur një fitues u deshën kohët shtesë.

Rastet munguan edhe në këto fraksion loje, ndonëse të dy palët freskuan repartin e avancuar dhe kur dukej se gjithçka do shkonte te gjuajtjet e penalltive, erdhi goli i papritur i Sanccez në frymën e fundit. Kiliani vulosi fatin e ndeshjes me gjuajtjen e tij për t’i dhënë fitoren 2-1 Interit dhe SuperKupën e 6 në historinë e klubit.

INTER-JUVENTUS 2-1
34′ (p) L. Martinez, 120’+1′ Sançez / 25′ MekKeni

FORMACIONET ZYRTARE

Inter: Handanoviç, Skirnjiar, De Vraj. Bastoni, Dumfrajs, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, L. Martinez.
Trajner: S. Inzagi

Juventus: Perin, De Shiljo, Rugani, Kielini, Aleks Sandro, MekKeni, Lokateli, Rabio, Bernardeski, Kulusevski, Morata.
Trajner: M. Alegri

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com