Video: Ish-ministri finlandez ngre në këmbë turmën si DJ, synon të bëhet President

video ish ministri finlandez ngre ne kembe turmen si dj synon te behet president
video ish ministri finlandez ngre ne kembe turmen si dj synon te behet president

[embedded content][embedded content]

15:27 09/12/2023

Ish-ministri i jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto u zhvesh nga kostumi i  politikanit dhe argëtoi rreth 200 të rinj  në një lagje të Helsinkit ku luajti si DJ.

65-vjeçari ngriti turmën në këmbë ndërsa vendosi kryesisht hite nga brezi i tij, si  kënga himn e grupit legjendar të The Beatles “Revolution”.

Haavisto, i cili u largua nga posti i ministrit të Jashtëm në qershor, shpreson të pasojë Sauli Niinisto, në zgjedhjet e reja presidenciale që do të mbahen më 28 janar.

Nëse zgjidhet, Haavisto do të bëhet presidenti i parë homoseksual i Finlandës.

Partneri i tij ekuadorian, Antonio Flores, 45 vjeç, të cilin e takoi në një disko kolumbiane në vitet 1990 kur udhëtonte në Amerikën e Jugut, nuk është adhurues i shijes së tij muzikore.

“Unë nuk mund ta luaj këtë muzikë në shtëpi, ka vetëm një këngë që ai e pranon, është një këngë latine, por ai e urren këtë muzikë.”

 Haavisto i cili ka shërbyer për 4 vite si ministër i Jashtëm i Finlandës ndihmoi që vendi i tij të anëtarësohej  në NATO.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts