VIDEO- “Ishalla fiton edhe shumë mandate të tjera!”/ Rama viziton familjen në Kamëz: E fituam mandatin e tretë! Gratë me besojnë kurse burrat….






Kryeministri Edi Rama ishte sot në një familje në Kamëz, e cila ka përfituar banesën e rindërtuar pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë bashkëbisedimit me familjarët, Rama shkëmbeu edhe batuta. Ndërsa gruaja e shtëpisë iu drejtua kreut të qeverisë, duke i thënë: “Ishalla fiton shumë mandate”.

Kryeministri tha se “gratë i besojnë më shume se burrat”, me argumentin se gratë e dine cfare eshte puna.

Edi Rama: Erdha ngaqë nuk e besonit

Gruaja: Jo unë e besoja

Edi Rama: Ti po, gratë më besojnë mua, por nuk më besojnë burrat

Burri: Nëse nuk të besojnë burrat, as gratë nuk të besojnë. PO të besova unë do të besojë edhe gruaja

Edi Rama: E di pse më besojnë gratë? Sepse gratë e dinë ca është puna, nuk bëhen të gjitha gjërat kollaj. Ndërsa burrat i dinë kollaj gjërat.  Ti vetë i pari nuk kishe besim.

Gruaja: Të falënderojmë ty dhe kryetarin e bashkisë

Edi Rama: Lëri falënderimet se nuk ka nevojë për falënderime

Gruaja: Ju falënderojmë se na keni bërë gjithë këtë shtëpi

Edi Rama: Detyrën kemi bërë ne

Gruaja: Detyrën, shumë faleminderit

Edi Rama: Ne e fituam mandatin e tretë, këtu në Kamzë, prapë luftoj komunizmin, por ne edhe këtu do t’ja bëjmë të gjithëve, nuk na intereson për kë kanë votuar.

Gruaja: Ishalla të fitosh edhe shumë mandate të tjera.

Në Bashkinë Kamëz, familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vijojnë të hyjnë në shtëpitë e reja. Vetëm këtë muaj në Paskuqan do të dorëzohen 75 banesa individuale.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *