VIDEO/ Italianët darkojnë në Berat dhe ikin pa paguar, ja reagimi i restorantit

video italianet darkojne ne berat dhe ikin pa paguar ja reagimi i restorantit
video italianet darkojne ne berat dhe ikin pa paguar ja reagimi i restorantit

Italianët ia fusin vrapit pa paguar në Berat, restoranti: Bëni diçka të bukur me ato lekë

Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që pretendon se janë larguar pa paguar.

Restorant “Guva” ka shpërndarë disa video ne rrjetet sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Restoranti duket se e ka marrë me sportivitet, dhe me ironi u uron atyre pushime të mbara:

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.

Kjo nuk është e para herë që bizneset turistike në Shqipëri shprehin ankesa nga turistët italianë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts