VIDEO/ Iu afrua për ta ushqyer, por gati përfundon në vaktin e radhës, aligatori tenton të hajë vizitorin

video iu afrua per ta ushqyer por gati perfundon ne vaktin e radhes aligatori tenton te haje vizitorin

Një burrë nga Kolorado shpëtoi për pak nga nofulla e aligatorit gati 4 metra pasi i rrëshqiti këmba kur iu afrua për ta ushqyer me një gjeldeti të madh.

Pamjet dramatike u filmuan nga vizitorët në fermën Colorado Gator.
Burri i njohur me emrin Chad iu afrua aligatorit për ta ushqyer, por në momentin që i dorëzoi gjeldetin, atij i rrëshqiti këmba.

Në ato çaste, aligatori mori hov të kafshonte më pas edhe atë.

Kafsha po priste me durim njeriun që erdhi për ta ushqyer, por qëllimi i tij si duket nuk kishte qenë vetëm te gjeldeti, por edhe tek vetë njeriu që do ta ushqente.

Ndërsa kapi gjeldetin me nofullat e tij, krokodili shfrytëzoi rastin menjëherë për t’iu vërsulur burrit, ky i fundit u rrëzua, por megjithatë shpëtoi. Në ato momente erdhi një punëtor tjetër edhe e qetësoi bishën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts