VIDEO/ Jo vetëm serbë, në Betejën e Koshares u vranë edhe ushtarë rusë

Sot bëhen 22 vjet nga Beteja e Koshares. Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila arriti të hap kufirin Kosovë-Shqipëri.

Nga pamjet e atëhershme shihet se në betejën e Kosharës para 22 viteve, UÇK-ja kishte vrarë edhe një pjesëtar, i cili ishte mercenar rus e iu ishte bashkuar forcave jugosllave për spastrim etnik në Kosovë.

Komandanti i UÇK-së në atë kohë, Naim Maloku ka deklaruar për mediat e huaja se edhe armata ruse ishte infiltruar brenda ushtrisë së atëhershme jugosllave, kundër pastrimit etnik të shqiptarëve. Madje, ushtarit rus në Koshare i kanë gjetur edhe dokumente të Rusisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *