VIDEO/ Junajtid pa busull, Mançester Siti marshon drejt titullit. Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme në Premier Ligë






Janë luajtur ditën e sotme 6 sfida në Premier Ligës, të cilët nuk kanë prodhuar shumë gola. Mançester Junajtid ngeci në barazim pa gola ndaj Uatford.

sit

“Djajtë e Kuq” nuk arrin të kenë vazhdimësi në kampionat dhe humbin mundësinë që të afrohen me vendin e tretë që mbahet nga Çelsi.

Mançester Siti ka fituar minimalisht 0-1 në fushën e Evertonit. Një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, ku golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Foden në minutën e 82.

Me këtë fitore ekipi i Guardiolës mbetet në vendin e parë me 66 pikë të grumbulluara deri më tani.

Interesante ishte dhe ndeshja mes Brentford dhe Njukasëll. Mefushori Kristian Eriksen u rikthye të luajë në fushën e blertë edhe pse ekipi i tij u mund 0-2.

Më poshtë keni rezultatet e ndeshjeve të sotme.

Everton-Mançester Siti 0-1

82’ Foden

Mançester Junajtid-Uatford 0-0

Brajton-Aston Vija 0-2

17’ Kesh, 68’ Uatkins

Kristal Palas-Bërnlei 1-1

Brentford-Njukasëll 0-2

33’ Xhoelinton, 44’ Uillok

Lids-Totenhem 0-4

10’ Doherti, 15’ Kulusevski, 27’ Kejn, 85’ Son

RENDITJA

PRE

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *