VIDEO/ Juvja “shpëton sezonin” me Kupën e 15-të në histori, Atalanta e Gjimshitit dështon në finalen e parë

video juvja shpeton sezonin me kupen e 15 te ne histori atalanta e gjimshitit deshton ne finalen e pare































Juventusi fitoi për herë të 15-të në histori Kupën e Italisë, teksa falë përvojës sa saj, mposhti 1-0 Atalantën në finalen e zhvilluar në “Olimpico”, duke e mbyllur sezonin me trofe. Një triumf ky që vjen si ngushëllim për “Zonjën e Vjetër” e cila duket se ka “shpëtuar sezonin” me këtë sukses.  

VLAHO-665x416

Goli i sulmuesit Vlahovic që në minutën e katërt, vendosi këtë përballje të cilën Atalanta nuk mundi ta luante siç e kishte planifikuar. 

Keqardhje në radhët e Atalantës për këtë humbje, por skuadra e Gasperinit ka një shans të artë për ta mbyllur sezonin me trofe, pasi do të luajë në finalen e Europa League-s përballë Bayer Levekusenit.

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, përjetoi finalen e pestë në karrierën e tij me bergamaskët, por ndërkohë 31-vjeçari nuk ka fituar ende asnjë. 

FT | ATALANTA-JUVENTUS 0-1

4′, Vlahoviç 

GOLI I DYTË I VLAHOVIÇ I ANULUAR NGA VAR: VIDEO

GOLI I VLAHOVIÇ 0-1 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:  

FORMACIONET-ZYRTAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts