VIDEO/ Kastrioti dhe Laçi ndahen në “paqe”, kurbinasit nuk përfitojnë për t’iu afruar kreut






Ka përfunduar në barazimin 1-1 sfida mes Kastriotit dhe Laçit, e zhvilluar në Kamzë, e vlefshme për javën e 24-të e Kategorisë Superiore.

bandicam 2022-03-07 13-41-32-209

Ndeshja nisi e ekuilibruar në fillim, por për disa minuta skuadra krutane e Emiljano Çelës ishte disi agresive, por në momentin më të mirë të Kastriotit ishte Laçi që në minutën e 22′ zhbllokoi takimin me Saliu Guindo pas një kthese të bukur duke kaluar në avantazh kurbinasit.

Sërish ishte Guindo ai që realizoi për bardhezinjtë e Mirel Josës, por anësori ka akorduar pozicion jashtë loje për Adeleken.

Baraspesha u vu në minutën e 58′ me Kaina Nunjesh, i cili me një stopim mjaft të bukur ka goditur menjëherë duke shtangur portierin Dajsinani dhe duke e dërguar atë top në fundin e rrjetës.

Ky barazim e mban Kastriotin në vendin e 8 në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Laçi nuk përfiton nga ndalesa e Tiranës në derbi ndaj Tiranës, teksa ky barazim e mban në vendin e dytë në kuotën e 45 pikëve, -8 nga bardheblutë kryesues.

FT | KASTRIOTI 1-1 LAÇI

Kaina Nunjesh 58′ / Guindo 22′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt, Klodian Shahini ka akorduar 3 minuta shtesë!

83′ Abaz Karakaçi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak proteste.

72′ Krutanët kryejnë lëvizjen e radhës, teksa largohet autori i golit të barazimit, Kaina Nunjesh dhe në vendin e brazilianit, aktivizohet Spartak Ajazi.

71′ Kurbinasit i afrohen golit të dytë, ku Mentor Mazrekaj tentoi eurogolin me goditje dënimi teksa topi prek traversën dhe përfundoi jashtë.

67′ Laçi kryen zëvendësim teksa Adeleke Akiniemi i lë vendim Mentor Mazrekajt.

58′ GOOOL KASTRIOTI 1-1! Kaina Nunjesh rikthen baraspeshën, teksa me një stopim perfekt dhe një goditje të menjëhershme sulmuesi brazilian ka shtangur portierin Dajsinani duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

54′ Laçi pranë golit të dytë ku Velkovski tentoi me kokë pas krosimit në zonë nga goditja e dënimit dhe topi përfundoi jashtë.

48′ Adolf Selmani bëhet lojtari i parë i sfidës i ndëshkuar me karton të verdhë.

46′ Fraksioni i dytë i lojës nis me dy zëvendësime nga të dyja skuadrat. Te Laçi aktivizohet Sebastjan Spahiu në vendin e Klinti Qatos, ndërsa te krutanët futet në fushën e blertë, Arbër Basha në vendin e Lukman Husein.

46′ Nis pjesa e dytë e takimit. Kastrioti shkelmon topin e parë të 45 minutave të dyta.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Klodian Shahini ka akorduar 1 minutë shtesë!

33′ Skuadra kurbinase shënon të dytin sërish me Saliu Guindo, por anësori ka ngritur flamurin lart pasi Adeleke ishte në pozicion jashtë loje.

22′ GOOOL LAÇI 0-1! Zhbllokohet sfida, Saliu Guindo kalon në avantazh skuadrën kurbinase pas një goditje të menjëhershme brenda zonës.

21′ E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Saliu Guindo! U krijua iluzioni i golit, por Edmir Sali ka bërë mrekullinë me një devijim teksa topi shkoi shumë pranë shtyllës.

15′ Skuadra krutane është më kërkuese këto minuta teksa janë më agresivë për t’iu afruar sa më shumë portës.

12′ Goditje këndi për Kastriotin, topi shkon në zonë, por Dajsinani del saktë duke e bërë për vete atë top.

5′ Dueli nis i qetë, pa ndonjë rast të rrezikshëm. Skuadrat po provojnë të studiojnë njëra-tjetrën në këto minuta të para.

1′ Starton sfida! Laçi shkelmon topin e parë të takimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali; Neziri, Husein, A. Selmani, Rami; Karakaçi, Okebugu, Onanuga, Hasani, Zogaj; Kaina Nunjesh. Trajner: Emiljano Çela.

LAÇI – Dajsinani; Ziko, Ignjatoviç, Velkoski, Roganoviç; Shehu, Ujka, Qato; Adeleke, Velija, Guindo. Trajner: Mirel Josa.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Olsid Ferataj (Patos)

Asistent i parë – Orgest Grabova (Fier)

Asistent i dytë – Herald Lisaku (Durrës)

Arbitër i katërt – Klodian Shahini (Durrës)

VAR – Kreshnik Cjapi (Fier)

AVAR – Ilir Tartaraj (Fier)

275175215_530392641724675_7472609773050116615_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com