VIDEO/ Kastrioti shpëton sezonin, krutanët mposhtin Tomorin dhe qëndrojnë zyrtarisht në Superiore






Kastrioti ka arritur të sigurojë zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

kastrioti

Krutanët kanë mposhtur në ndeshjen “Play-Out”, Tomorin me rezultatin 2-1, duke shpëtuar kështu sezonin. Një gol i Mehmetit në minutën e 45-të dhe Rezit në minutën 63-të, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

Tomori nga ana tjetër kishte rastet e saj për shënim, ku vlen të theksohet si i minutës së 43-të, kur Canka u ndal te tranversa, ndërsa në të njëjtin aksion, Rezi zhbllokoi sfidën.

Beratasit ngushtuan shifrat në minutën e 93-të, duke shënuar me Qaton , por që vlejti vetëm për statistikë, pasi nuk ndryshoi asgjë. Tomori sezonin tjetër do luajë në Kategorinë e Parë.

FT| Kastrioti-Tomori 2-1

Mehmeti 45′, Rezi 63’/ Qato 90+3′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90+3′ GOOOOL TOMORI 2-1/ Fantastik Qato, i cili me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Akordohen 3 minuta shtesë!

83′ Pas golit të dytë të pësuar, Tomori duket thuajse i dorëzuar për të shënuar.

81’ Përfundon këtu sfida për Brunild Pepën, i cili lë fushën dhe zëvendësohet nga Dobra.

77’ Largohet nga fusha e lojës edhe autori i golit, Ermir Rezi, për t’i lënë vendin Klejdi Dacit.

73’ Ndërhyrje e gabuar e Nakos ndaj Mehmetit në hyrje të zonës, Meta e ndëshkon me të verdhë futbollistin e beratasve.

70’ Zëvendësimi i parë i Ndreut, largohet Okebugu për Deliajn.

63’ GOOOOL KASTRIOTI 2-0/ Rezi dyfishon shifrat pas një topi të mbetur në zonë, nga gjuajtja e Devid, me Haremin që pret në dy raste, por në gjuajtjen e tretë, e ka të pamundur të bëjë diçka.

61’ Pranë golit të dytë Kastrioti me Çelën, i cili pas një korsimi nga goditja e këndit, gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë.

59’ Zëvendësimi i parë te Tomori, Kumani në fushë dhe largohet Gava.

48’ Depërtim i Qatos në zonën e Kastriotit, i cili lëshon një gjuajtje të fortë, por pret Hidi.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45’ GOOOOOOL KASTRIOTI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Fantastik Xhuljo Mehmeti, i cili pasi lëviz bukur një zonë, gjuan me të të djathtën dhe e ndal topin në rrjetë.

44’ Rasti më i mirë i ndeshjes. Canka lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone pas topit të marrë nga Bajramaj, por topi ndalet në tranversë. Me fat krutanët.

41’ Qato futet bukur në zonë, por vonohet shumë dhe mbrojtja e Kastriotit mbyll gjithçka.

36’ Tjetër mundësi e mirë për krutanët, me Mehmetin që ka një rast të artë në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij shkon mbi traun e portës.

34’ Pranë golit Kastrioti me De Silvan, i cili pas një krosimi perfekt nga Bardhi, gjuan me kokë, por topi shkon ngjitur me portën e Haremit.

21’ Rast i artë shënimi për Tomorin, me Çaçon, i cili pasi merr një krosim nga Bajramaj, gjuan me të parën, por topi prek rrjetën e jashtme.

18’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin, me Husein që kroson nga e djathta, gjuan në zonë Okebugu, por pret në vështirësi Haremi.

7’ Kërcënimi i parë nga Kastrioti me Xhuljo Mehmetin, i cili gjuan fort nga jashtë zone, por pret pa problem Haremi.

1′, Starton sfida, dy skuadrat në kërkim të fitores

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Hidi, Çela, Husein, Shkalla, Okebugu, Prodani, Mehmeti, Moraes, Bardhi, Rezi, De Silva.

Tomori: Haremi, Bajramaj, Ruço, Caco, Gava, Kasmollari, Marku, Nako, Qato, Pepa, Canka.

WhatsApp Image 2021-05-30 at 16.12.33

Pse Kastrioti është pritës

Shkak për këtë vendndodhje bëhet rregullorja e aktivitetit. Sipas rregullores së FSHF-së, ndeshja mes së dytës më të mirë të Kategorisë së Parë dhe vendit të tetë në Superiore do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës së vendit të tetë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *