Është mbyllur në barazim 2-2 akti i parë i duelit mes Benfikës dhe Ajaksit i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Championsit. Një rezultat ky që le gjithçka të hapur për në sfidën e kthimit, teksa holandezët duken më të favorizuar pasi do të luajnë në shtëpi.
Tadiç hapi serinë e golave në minutën e 18-të, ndërkohë që autogoli i Hallerit në minutën e 26-të, vendosi baraspeshën. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtit rëmbeu sërish skenën teksa në minutën e 29-të, realizoi golin e dytë për Ajaksin, duke shlyer kështu autogolin e shkaktuar.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 të miqve, ndërkohë që në minutën e72-të, Jaremçuk, riktheu baraspeshën, ku përfitoi pas një grushtimi jo të saktë nga ana e portierit Pasvir, duke mbajtur gjallë shpresën për kualifikim.

FT BENFIKA-AJAKS 2-2
26′ Haler (autogol), Jaremçuk 72′ /18′ Tadiç, 29′ Haler
Goli i Jaremçuk
Goli i Haler
Autogoli i Haler
Goli i Tadiç
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al