VIDEO / Kepa është heroi i Çelsit, londinezët triumfojnë me penallti në Superkupën e Europës










Çelsi është fituesja e Superkupës së Europës. Kampionia në fuqi e Ligës së Kampioneve ka mposhtur me penallti atë të Ligës së Europës, Vijarealin, vetëm falë gjuajtjeve të 11-metërshave, duke siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm ndërkombëtar.

celsi

Ndeshja  e luajtur në Belfast, nisi me Çelsin në sulm, në kërkim të një goli të shpejtë dhe sulmoi pareshtur duke gjetur të papërgatitur Vijarealin që vetëm largonte topin. Ndaj edhe goli i Zijek ishte një rrjedhë normale e asaj që shihej në fushën e lojës. Spanjollët u zgjuan vetëm në fund me traversën e Alberto Morenos.

Por pjesa e dytë dhuroi një tablo tjetër, pasi Vijareali i Emeri bëri gjithçka mirë duke sulmuar pareshtur në kërkim të barazimit e mbyllur londinezët në gjysmëfushën e tyre. Gerard Moreno fillimisht tronditi shtyllën e më pas, ishte ai i cili dërgoi topin në rrjetë për barazimin 1-1 që rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare, që çoi skuadrat drejt kohëve shtesë. Aty rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat iu drejtuan gjuajtjeve të penalltive për të përcaktuar fituesin.

Tuhel vendoi të ndryshonte portierin në minutën e fundit, duke aktivizuar specialistin Kepa dhe spanjolli rezultoi vendimtar, pasi priti 2 nga 7 gjuajtjet që kryen lojtarët e Vijareal, për t’i dhënë suksesin ekipit e ngritur lart Superkupën e Europës.

Çelsi-Vijareal 1-1

27′ Zijek / 73′ G. Moreno

PENALLTITE: 6-5

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *