Rei Manaj nuk është aktivizuar ende në ndeshje zyrtare me skuadrën e parë të Barcelonës, por forma e tij vazhdon të jetë e shkëlqyer. Sulmuesi i kuqezinjve është kandidat për një fanellë titullari në ndeshjet e radhës të kuqezinjve dhe ia ka vërtetuar trajnerit Reja që në stërvitjen e parë që zhvilloi sot me ekipin.
Në një video të publikuar nga FSHF në rrjetet sociale, shfaqet Manaj i cili pasi merr nja harkim nga e majta, ekzekuton me një goditje spektakolare “gërshërë”, duke lënë të shtangur edhe shokët e skuadrës të cilët nuk e pritnin një tentativë të tillë të sulmuesit.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al