VIDEO- “Këtu ka forca që synojnë të…”/ Dash Shehi: Jemi rrëzuar disa herë. Pse Evropa ndryshe nga Britania, është shumë e rëndësishme për Shqipërinë

Nga Dash Shehi

Në mars janë bërë zgjedhjet pluraliste, në ’92 është fitorja e parë e forcave opozitare. Janë shenja që në historinë e Shqipërisë kanë luajtur një rol të madh. Sigurisht nuk kanë mbërritur ato aspirata që kishim në atë kohë. 30 vjet më parë, dolëm për të fituar lirinë dhe kundër dhunës dhe varfërisë së komunizmit, por mbi këtë vumë edhe një ëndërr tjetër, e ‘Duam Shqipërinë si gjithë Evropa’. Ishte liria, mirëqenia, lëvizja e lirë. Evropa ishte një dimension fizik. Evropa mëshironte mirëqenien, lirinë dhe lëvizjen. A u bë Shqipëria si gjithë Evropa? Kush e ka fajin për këtë?

A ka faj edhe Evropa? Kam shkruan dy-tre ide të mia në këtë rrugëtim të gjatë. 30 vjet janë gjysma e vlefshme e jetës së njeriut. Ajo aspiratë nuk doli atë ditë, ka qenë në mendjen e shqiptarëve që kur u krijua shteti shqiptar. Edhe gjuha shqipe u bë me germa latine. Emigracioni është një plagë por edhe një tregues ku shohim të ardhshëm. Evropa ka qenë prezent prej një shekulli. Çfarë u bë gjatë gjithë kësaj periudhe? Nuk është bërë shumë. Ai orienti brenda politikës shqiptare qe më rezistentë. Evropa është e domosdoshme. Anglia mund të rrijë pa Evropë, ata e kanë bërë një pjesë të Evropës. Ndoshta edhe gabime kanë bërë. Por ne jo!

Evropa është ekonomia, shkëmbim tregtar, kapacitet financiar. Këtë mund ta bëjnë edhe kinezët dhe fuqitë tjera, por nuk na lidh gjë.

E dyta, është nevojë politike. Evropa e Bashkuar është organizata më e madhe politike në botë. Ka brenda saj 450 mln vetë. Para Brexit kishte më shumë. Evropa është më e madhe se Amerika. Evropa është bashkimi i të ndryshme. Evropa është siguri. E kemi zgjidhur edhe nëpërmjet NATO-s. Gjithnjë e më shumë kjo pjesë e Ballkanit do të ketë edhe një rol për sigurinë evropiane.

Për ne, Evropa ka edhe një vlerë tjetër. Të dyfishtë! Jo vetëm do të na ndihmojë por edhe do të na bëjë shtet. Ne kemi ngelur mbrapa në procesin shtet-formues. Pas 30 vjetësh kemi ngelë mbrapa, nuk kemi zgjidhur balancat qeveri-President. Evropa na ndihmon, është një lloj bastuni ku mund të mbështetet shteti shqiptar për t’u bërë realisht shtet. Ndash në fushën e kontrollit që do të thotë duke dorëzuar disa pjesë të sovranitetit, ne i forcojmë institucionet. Duket si paradoks!

Imagjinoni të ishim pjesë e Evropës prej 1 dekade, mendoni se do të ishte ky korrupsion? Absolutisht jo! Do të binte Evropa 10 prokurorë të vetë. Nuk mund të vidhnin kështu këta. E dyta, do të kishim këtë nivel krimi siç e kemi sot? Do kishim policë të Evropës, prokurorë, një pjesë të drejtësisë së tyre, prandaj Evropa për ne shqiptarët është imperative jo thjeshtë për paratë, por për procesin shtetformues. Ne nga 1992 e deri më tani sa herë jemi rrëzuar rrugës. Në ’97-n erdhën trupat e Evropës. Uroj të mos vijë kurrë në atë formë.

Raporti i opozitës shqiptare, i të djathtës shqiptare me Evropën është raport permament.

Këtu ka grupe brenda Shqipërisë që për të ndenjur pak më gjatë në pushtet, zihen me Evropën, që i bëjnë karshillëk Evropës me fuqi të tjera. Evropa është rruga e vetme, të tjerat janë shtigje. Sepse edhe rruga e miqësisë shqiptaro-amerikane është një rrugë që kalon nëpërmjet Evropës.

Mbështetje amerikane ka ardhur gjithmonë duke ushtruar presion mbi institucionet evropiane për të na hapur dyert. Ne duhet të jemi me Evropën edhe kur gabon.

Kjo është një situatë e prodhuar nga shqiptarët jo Evropa. Kemi vite që eksportojmë jo vetëm hallexhi por edhe një pjesë të krimit. Zgjidhja jonë është definitive. Nëse ne shkojmë me zikzake, njëherë nëpër Rusi, janë interesante paratë kineze, dora turke, ne çdo lloj marrëveshje duhet ta shikojmë si përthyhet në Evropë.

Edhe në fushën e nacionalizmit, edhe bashkimi do të ndodhë përmes Evropës. Hapësirat shqiptare do të puqen nëpërmjet Brukselit.

Kjo qeveri që është sot derisa nuk zbaton rregullat e Evropës për pastrimin e parave, lirinë e shtypit, etj, ia vë fajin Evropës.

Në vitin 1995 ishim më afër Evropës, sot në 2021 në prag të zgjedhjeve jemi më larg Evropës se sa fqinjët tonë.

Kam qenë në 2003 apo 2004 dhe shikoj në Sheshin e Bunderburgut nxënës nga e gjithë Evropa me flamurin e vendeve tyre dhe thashë shpresoj që të bredhin edhe kalamajtë tonë të bredhin me flamurin e tyre në Evropë. Pas datës 25 prill, me dëshirë dhe vullnet do ta bëjmë edhe një herë Shqipërinë evropiane. Është një ëndërr që duhet ta kemi dhe të mos na e prishin ata që nuk e kanë dashur asnjëherë Evropën.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *