Video/ Kjo është vila zvicerane e shekullit të 18 ku pritet të zhvillohet takimi Biden-Putin

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të takohen gjatë 16 qershorit në një vilë në Zvicër, e cila daton që nga shekulli i 18-të dhe që ka pamje nga liqeni i Gjenevës, një ambient relaksuar.

Dyshimet për përfshirje dhe manipulim në zgjedhje presidenciale, sulmet kibernetike, të drejtat e njeriut dhe Ukraina – do të jenë disa prej temave që pritet të diskutohen dhe mbeten prioritet i Bidenit, i cili më 20 janar mori detyrën e presidentit amerikan.

Gjithashtu, në tavolinë do të jetë edhe stabiliteti strategjik bërthamor dhe konfliktet rajonale. Biden ka nisur sot udhëtimin e parë si president jashtë SHBA, në Britani dhe Evropë, ku pritet edhe takimi me Putin, prej ku ai vetë ka premtuar se do t’i bëjë presion homologut rus që të respektojë të drejtat e njeriut.

Megjithatë, të premten pritet të konfirmohet vendi i takimit në Gjenevë. Policia dhe ushtria zvicerane tashmë kanë mbyllur dy parqet që rrethojnë vilën La Grande – duke vendosur barrikada dhe tela gjembor.

Zvicra ka insistuar që ky samit i madh të mbahet në vendin e alpeve. Në kohën e Luftës së Ftohtë, presidenti Ronald Regan dhe lideri sovjetik Mihail Gorbaçov kishin mbajtur samitin e tyre të parë në Gjenevë në nëntor të vitit 1985 – duke u pajtuar që të vazhdojnë me zvogëlimin e numrit të arsenalit bërthamor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *