VIDEO/ Komisioni i Sigurisë “mblidhet” në korridor, debate midis deputetëve të PS dhe PD për komisionet hetimore: Shkoni në Kushtetuese, s’mund të na pengoni!

video komisioni i sigurise mblidhet ne korridor debate midis deputeteve te ps dhe pd per komisionet hetimore shkoni ne kushtetuese smund te na pengoni
video komisioni i sigurise mblidhet ne korridor debate midis deputeteve te ps dhe pd per komisionet hetimore shkoni ne kushtetuese smund te na pengoni

“Mbledhja” e Komisionit të Sigurisë u zhvillua në korridoret e Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e opozitë dhe ata të Partisë Socialiste u përfshinë në debate në lidhje me kërkesën për komisionet hetimore.

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj u kërkoi kolegëve të opozitës që t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese ndërsa këta të fundit thanë se ngritja e këtyre komisioneve bëhen në zbatim të vendimit të mëhershëm të kësaj gjykate.

Pjesë nga debati:
Sinaj: Nuk mund të bëhet Parlamenti gjykatë.
Gështenja: Sapo tha Dumani që nuk cenon fare hetimin. Ne rekomandojmë komisionet hetimore. A e dëgjove kryeprokurorin dje.
Sinaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shpjegojë Kushtetutën.
Gështenja: Ne kërkojmë respektimin e vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sinaj: Në vend që të rrini këtu të na pengoni drejtohuni Gjykatës Kushtetuese.
Gështenja: Keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pse nuk e nxirrni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts