
Disa pamje shqetësuese kanë qarkulluar orët e fundit në rrjet, teksa një grua e moshuar e cila kritikon hapur konfliktin në Ukrainë tërhiqet zvarrë nga një autobus në Rusi.
Videoja e shpërndarë në Twitter shoqërohet nga titrat të cilat tregojnë se e moshuara kritikon konfliktin dhe qeverisjen ruse duke e cilësuar atë si një “perandori e ngritur mbi stola”.
Teksa ajo vijon fjalët e saj dikush tjetër e kundërshton dhe më pas është po ai person i cili e tërheq të moshuarën nga krahu dhe e nxjerr jashtë mjetit të transportit publik.
Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që e bënte të paligjshëm “diskreditimin” e pushtimit rus të Ukrainës.
Ligji ndaloi gjithashtu përhapjen e “informacioneve të rreme” për luftën, të cilën Rusia vazhdon ta quajë “operacion ushtarak special”.
In Russia, an elderly woman was kicked out (literally) from the bus for criticising the war Russia wages against Ukraine. pic.twitter.com/tm6JZeqs9p
— Dmitri (@wartranslated) December 26, 2022
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al