VIDEO/ Kriza Mbape-Nejmar vazhdon, braziliani braktis intervistën sapo pyetet për francezin









Panoramasport.al/ Raportet mes Nejmar dhe Kilian Mbape vazhdojnë të mos jenë të mira dhe kjo shihet qartësisht nga reagimet që kanë lojtarët për njëri-tjetrin. Sidomos sulmuesi brazilian nuk ngurron ta shprehë hapur pakënaqësinë që ka sa herë përmendet emri i shokut të skuadrës edhe publikisht.

mbape nejmar

Pas miqësores së fituar nga Brazili 3-0 ndaj Ganës, Nejmar ishte në zonën mikse duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe një prej tyre e pyeti se si ishte marrëdhënia me Mbape.

“Me Kilian?”, tha Nejmar duke u larguar teksa shtrembëronte fytyrën. Një reagim që lë të kuptohet qartë se mes të dyve nuk ka një klimë shumë miqësore dhe për momentin duket më e përshtatshme të evitojnë të flasin për njëri-tjetrin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *