Video/ Kryeministri kanadez sulmohet me gurë gjatë fushatës, shihni momentin kur protestuesit i ‘zënë pritë’ dhe…

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u godit me gure zhavorri nga protestuesit gjatë një ndalese për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 20 shtatorit. Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit nga gurë të vegjël raporton rrjeti britanik BBC.

Trudeau thirri zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë. Por fushata e tij është dëmtuar nga demonstratat kundër vaksinimit me detyrim ndaj Covid-19 dhe kufizimeve të tjera. Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë.

Duke folur me gazetarët në avionin e tij të fushatës pas incidentit në Ontario, Trudeau tha se ai mund të jetë goditur në shpatull dhe e krahasoi incidentin me atë kur një grua i hodhi fara kungulli në vitin 2016. Sipas një reporteri të CTV National News të Kanadasë, dy persona që udhëtonin me një autobus mediatik u goditën gjithashtu nga zhavorri, megjithëse nuk u plagosën.

Erin O’Toole, udhëheqësja e Partisë Konservatore opozitare, e përshkroi incidentin si “të neveritshëm”. Muajin e kaluar, qeveria kanadeze njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë – përfshirë punëtorët në sektorët e rregulluar federalisht, si hekurudha – duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose të rrezikojnë të humbin punën e tyre. Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit Covid në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *