VIDEO/ “Kryetar Basha, ju mirëpret Dibra juaj”- Kreu i PD pritet me pankarta dhe shoqërohet nga makinat e demokratëve









Kreu i Partisë Demokratike, Lulzm Basha ishte sot në një tur takimesh në Dibër, ku zhvilloi takime me strukturat e selisë blu.

 

Basha është shoqëruar nga demokratët që gjatë rrugës me makina, ndërkohë që  në hyrje të qytetit është vendosur një pankartë “Kryetar Basha, ju mirëpret Dibra juaj”.

Kreu i PD ndodhet sot në verilindje të vendit me kërkesë të degës dhe demokratëve të atjeshëm.

Takimet vijnë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që u përdorën nga aksioni politik i Berishës.

“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”,- tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *