VIDEO/ Kukësi dhe Tirana nuk “shkrepin”, në Rrogozhinë sfida përfundon në “paqe”









Ka përfunduar pa gola 0-0 në stadiumin “Arena Egnatia”, supersfida Kukësi-Tirana, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2022-04-02 13-42-09-960

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë goditje në portë ku rastet ishin me “pikatore”, por veçoihet ai në minutën e 29′ ku Gjelbrim Taipi kërkoi të befasojë me një goditje të menjëhershme në zonë, por topi përfundoi larg kuadratit.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër me shumë raste, ku në minutën e 57′ kishte një episod të dyshimtë për penallti për Tiranën, ku pas një goditje me kokë nga Devid De Silva, një lojtar i Kukësit prek topin me dorë, por për arbitrin kryesor me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti ishte çdo gjë e rregullt.

Dy raste për gol ishin në minutën e 66′ dhe 77′ ku respektivisht Kukësi dhe Tirana prekën shtyllën.

Me këtë barazim Kukësi renditet në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, ndërsa bardheblutë e kryeqytetit mbajnë vendin e parë në kuotën e 60 pikëve, +14 nga Laçi, i cili ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

FT| KUKËSI 0-0 TIRANA

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+1′ Zëvendësim te Tirana, largohet Marsel Ismajlgeci në vendin e tij Florjan Përgjoni.

90′ Arbitri i katërt, Klodian Shahini ka akorduar 4 minuta shtesë!

87′ Verilindorët bëjnë zëvendësim të detyruar teksa largohet i dëmtuar Shqiprim Taipi për t’i bërë vend Kristi Markut.

82′ Kukësi kryen zëvendësim, teksa largohet Artiom Puntus, në vendin e tij Edi Basha.

77′ Tirana pranë golit teksa topi prek shtyllën dhe Hoxhallari provon portën dhe topi shkon jashtë. Gjithsesi për arbitrin anësor është pozicion jashtë loje.

76′ Edison Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme në dëm të Kristijan Toshevskit.

74′ Tirana kryen një tjetër zëvendësim, teksa largohet Enur Totre për t’i bërë vend Ëngjëll Hotit.

69′ Zhoslin Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj kundërshtarit dhe humbet sfidën e ardhshme të Tiranës ndaj Skënderbeut në Korçë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve.

66′ “Drithërima” te Tirana, Gjelbrim Taipi godet traversën pas devijimit mjaft mirë të Visar Bekajt, i cili e ka dërguar topin në goditje këndi.

61′ Kukësi ka bërë dy lëvizje teksa largohen Kreshnik Bahtiri dhe Filip Gligorov për t’i bërë vend Emiljano Mustës dhe Luka Milunoviç.

60′ Tirana kryen zëvendësim “kokë më kokë” teksa largohet Devid De Silva për t’i bërë vend Redon Xhixhës.

57′ Gjatë një goditje këndi, Tirana pretendonj për penallti, teksa Devid De Silva godet me kokë dhe topi përfundon në dorë nga një prej lojtarëve të Kukësit, por loja vijon dhe arbitri kryesor Eldorjan Hamiti nuk ka akorduar 11-metërsh.

50′ Vjen kartoni i parë i verdhë për Kukësin, Filip Gligorov ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në dëm të Marsel Ismajlgecit.

46′ Starton pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Klodian Shahini ka akorduar 1 minutë shtesë!

39′ I ndëshkuari i radhës me karton të verdhë është Ardit Toli, pas një ndërhyrje të gabuar në dëm të kundërshtarit.

36′ Pas kësaj përplasjeje të rrezikshme, Filip Najdovski është ndëshkuar me karton të verdhë.

35′ Përplasje dhe dyluftim shumë i rrezikshëm mes Puntusit dhe Najdovskit. Asgjë serioze për të dy lojtarët, teksa Puntus fashohet në kokë, Në fillim u krijua përshtypja për një dëmtim të rëndë, por sulmuesi vijon lojën.

29′ Vjen “shkëndija” e parë e sfidës, teksa Gjelbrim Taipi godet menjëherë topin brenda në zonë, duke qenë rasti i parë i rrezikshëm për gol të këtij dueli.

27′ Probleme për Kreshnik Bahtirin pas një ndërhyrje të kapitenit të Tiranës, Erjon Hoxhallari, por Bahtiri vijon lojën pa pasur asnjë problem serioz.

20′ Asnjë rast i rrezikshëm, loja është e përqëndruar në mesfushë teksa skuadrat po mundohen që të jenë të kujdesshme në mbrojtje.

11′ Probleme për mbrojtësin e verilindorëve, Edison Ndreca, i cili ka pësuar një goditje ndaj Devid De Silvës, por nuk duket asgjë serioze dhe anësori i Kukësit futet sërish në lojë.

9′ Edhe Kukësi provon të befasojë Tiranën me një goditje dënimi në pozicion të prirët, por goditja e Gjelbrim Taipit shkon shumë larg portës.

6′ Ardit Toli godet me kokë pas një krosimi nga e djathta, por topi përfundon shumë larg portës.

5′ Takimi nis i qetë, pa asnjë rast të rrezikshëm të prodhuar nga të dyja skuadrat, teksa loja është e spostuar në mesfushë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Çollari; Ndreca, Bytyçi, Pëllumbi, Lulaj, Gligorov; Sh. Taipi, De Lukas, Gj. Taipi; Bahtiri, Puntus. Trajner: Diego Longo.

TIRANA – Bekaj; Behiratçe, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Toli, Totre, Limaj, Ismajlgeci; De Silva, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Herald Lisaku (Durrës)

Arbitër i katërt – Klodian Shahini (Durrës)

VAR – Indrit Myrtja (Shkodër)

AVAR – Jetmir Podgorica (Shkodër)

277604018_1425227261269311_4767552052122979712_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.