Video/ Kuvendi miraton Buxhetin e vitit 2023 dhe ndryshimet në paketën fiskale. Ja sa vota ishin pro dhe sa kundër









Pas një seance maratonë, dy ditë, Kuvendi miratoi të enjten e 10 nëntorit tre propjektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023.

Projektligji për akcizat u miratua me 76 pro e 40 kundër.

Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratua me 76 pro e 40 kundër.

Projektligji për procedurat tatimore u miratua me 76 vota pro e 40 kundër.

Prezent në sallë ishin 115 deputetë.

Projektligji për Buxhetin e vitit 2023 u miratua 76 pro e 41 kundër.

Të gjitha projektligjet u miratuan me 76 vota pro, ndërsa buxheti kishte 41 deputetë kundër.

Seanca maratonë e të mërkurës u shoqërua nga debate të shumta mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës.

Kryeministri për afro 50 minuta shpërtheu në fyerje dhe etiketime ndaj deputetëve të opozitës që ishin në sallë gjatë seancës plenare.

Rama u mor personalisht me çdo deputet, duke lëshuar një “lumë” sharjesh ndaj ligjvënësve demokratë. Debatin e ndezi futja me procedurë të përshpejtuar e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “EMMAR”, me qendër në Dubai për transformimin e portit të Durrësit nga një port mallrash, në port jahtesh.

Në vend të llogaridhënies së kërkuar nga opozita për atë që e quan aferë korruptive me portin e Durrësit, Edi Rama iu përgjigj me fyerje.

Kreu i qeverisë për 47 minuta bëri një seri etiketimesh dhe fyerjesh për deputetët e opozitës.

Rama përdori të paktën në 21 raste fjalën “bedelë”, teksa iu drejtua kundërshtarëve të tij politikë, duke shënuar kështu një “rekord” fyerjesh.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *