VIDEO/ Laçi perfekt! Kurbinasit dominojnë Podgoricën dhe gjejnë në fazën tjetër rumunët e Kraiovës








Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës pasi mposhti në ‘’Elbasan Arena’’, kundërshtarët e Podgoricës me rezultatin 3-0.

Laci kualifikimi festa

Kurbinasit vinin pas humbjes 1-0 në Mal të Zi, por që në minutat e para të ndeshje u pa që Laçi kishte ardhur për tu kualifikuar. Lojtarët e Duros shpërdoruan disa raste të mira në pjesën e parë, teksa malazezët iu falën portierit 18-vjeçar Iveziç.

Në minutën e 60-të Deliu gjeti golin e avantazhit për kurbinasit duke rritur akoma më shumë shpresat. Koha e rregullt u mbyll në avantazh të një goli për Laçin dhe të dyja skuadrat iu drejtuan shtesave ku kurbinasit dominuan sërish duke shënuar dhe dy herë të tjera me Lushkjen dhe Prengën i cili sapo ishte aktivizuar në fushë.

Skuadra e Shpëtim Duros kualifikohet kështu në raundin e dytë të Ligës së Konferencës teksa në fazën tjetër do të përballet me skuadrën rumune të Kraiovës.

FT| LAÇI-PODGORICA 3-0

Deliu 60′, Lushkja 93′ , 114 Prenga

KOMENTI 

Mbyllet sfida! Laçi triumfon me 3 gola në ”Elbasan Arena” dhe kualifikohet në fazën e dytë të Ligës së Konferencës aty ku do të përballet me Kraiovën.

120′ Gjyqtari i katërt nuk akordon asnjë minutë shtesë.

117′ Lë fushën e lojës autori i golit Lushkja, vendin e tij e zë Ziko.

114′ Goooooooooooool Laçi 3-0/ Prenga përfiton nga një gabim i portierit dhe realizon golin e tretë dhe të kualifikimit për Laçin.

111′ Shehu largohet i dëmtuar nga fusha e lojës, vendin e tij e zë Prenga.

108′ Çfarë pritje bën Alen Sherri! Gardiani reagon saktësisht dhe mban gjallë shpresat për kualifikim të Laçit.

106′ Starton pjesa e dytë e shtesës.

Mbyllet pjesa e parë e shtesës.

105′ Gjyqtari i katërt akordon 1 minutë shtesë në në këtë pjesë të parë.

101′ Laçi menaxhon golin e avantazhit duke tentuar të qarkullojë topin në mesfushë.

97′ Zëvendësim në radhët e Laçit, largohet lojtari më i mirë për Laçin në këtë sfidë Mentor Mazrekaj, në lojë Klinti Qato.

93′ Gooooooooooooool Laçi 2-0/ Regi Lushkja kalon në avantazh kurbinasit, mesfushori shfrytëzon saktësisht një top të Mazrekajt i cili dribloi 3 lojtarë.

91′ Nis pjesa e parë e shtetës, Laçi hidhet në sulm për të gjetur golin e avantazhit.

Mbyllet koha e rregullt, skuadrat i drejtohen kohës shtesë. Dominim i frikshëm kurbinas, të cilët në harkun kohor të 90 minutave regjistruan 10 goditje në portën e Podgoricës. 

94′ Podgorica humbet një shans të artë në minutat e fundit, topi kalon në të gjithë pasqyrën e portës së kurbinasve.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

86′ Bie ritmi i ndeshjes, Laçi ka shpenzuar shumë energji dhe skuadrat mund t’i drejtohen shtesave.

81′ Tjetër rast i artë për skuadrën e Duros, kurbinasit tregon të pasaktë në dy shanse të pastra para portës.

77′ Tjetër rast i pastër për Laçin, Mazrekaj bën gjithçka mirë në krah dhe kroson në zonë por gjuajtja e Julian Shehut shkon jashtë kuadratit të portës.

72′ Rast i pastër për Laçin, malazezi Roganoviç kërcen mbi të gjithë por godet keq me kokë.

68′ Çfarë aksioni model nga Laçi, kurbinasit luajnë mjaft bukur me topin dhe Deliu del përballë portës, por nuk shënon dot një 11-metërsh në lëvizje e sipër.

67′ Skuadra malazeze inezistente, Laçi dominon në mesfushë dhe që pas golit të avantazhit kurbinasit kanë marrë hov të madh.

60′ Goooooooool Laçi 1-0/ Ardit Deliu përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe shënon golin e avantazhit për kurbinasit. Shpërthen festa në ”Elbasan Arena”.

51′ Çfarë rasti humbet Deliu, futbollisti i Laçit ndodhet i vetëm para portierit por godet shumë keq duke humbur shansin e artë të golit të avantazhit.

50′ Minuta të qeta, Laçi tenton të provojë kundërsulmin por ndihet lodhja e pjesë së parë. Kurbinasit shpenzuan shumë energji në 45 minutëshin e parë duke humbur disa raste të pastra për gol.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi hidhet në sulm për golin e avantazhit.

Mbyllet pjesa e parë! Laçi shpërdoron pafund falë dhe formës së mirë të portierit 18-vjeçar të Podgoricës, sfida mbyllet në barazim.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

41′ Iveziç heroi i Podgoricës! 18 vjeçari bën mrekullinë pas gjuajtjes së Mazrekajt. Laçi ka përballë një mur mbrëmjen e sotme.

38′ Tjetër rast i artë për Laçin, Guido shkëputet bukur në zonë por humbet një rast të artë vetëm e vetëm përballë portierit.

31′ Tjetër rast i artë për Laçin, Mazrekaj tenton të krosojë bukur në zonë, por topi përfundon në shtyllë. Shpëton mrekullisht Podgorica.

31′ Çfarë rasti humbet Laçi, gjuajtjen e Lushkes e ndal portieri 18-vjeçar që bën mrekullinë.

30′ Provon rrezikshem Podgorica me Vukçeviç, i cili gjendet i vetëm në zonë por gabon me goditjen.

28′ Julian Shehu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të ashpër në mesfushë.

26′ Guindo fiton një faul të vlefshëm për kurbinasit pranë vijës fatale, Mazrekaj godet, por goditja e mesfushorit devijohet.

24′ Mazrekaj gjen hapësirën për të goditur, por gjuajtja e mesfushorit përfundon shumë larg portës.

19′ Kundërsulm i shpejtë i malazezëve, Sherri bën mrekullinë dhe mban në lojë kurbinasit.

15′ Tjetër rast për Laçin, Zarubica provon rrezikshëm me kokë, por pret sërish portieri 18-vjeçar Izeviç.

11′ Dominim i Laçit në minutat e para. Kurbinasit provojnë rrezikshëm me dy raste, por portieri malazez është në formë të shkëlqyer sot.

8′ E pabesueshme çfarë humbet Laçi, Deliu bën mirë gjithçka por portierit malazez bën mrekullinë duke e dërguar topin në goditje këndi.

4′ Provon Laçi me një goditje të lirë të ekzekutuar nga mesfushori Mazrekaj, por në pozicion portieri malazez.

1′ Starton sfida! Podgorica luan topin e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

 Laçi: Sherri, Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Velija, Lushkja, Shehu, Deliu, Zarubica, Guindo, Mazrekaj, Trajner: Sh. Duro

lACI

Podgorica: Izeviç, Suzuki, Celebiç, Dojiç, Vukceviç, Jovanoviç, Vujoviç, Boljeviç, Moras, Sentoku, Adroviç, Trajner: D.Roganoviç

Podgorica

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *