VIDEO/ Laçi “thyen” Tiranën dhe ëndërron titullin, bardheblutë “djegin” mundësinë për Europë






Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0, Tiranën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

bandicam 2021-05-17 18-44-22-639

Gjuajtja e Mazrejkajt nga goditja e këndit në minutën e 66-të, e cila pas një devijimi nga Najdovski, përfundoi në rrjetë, i dha fitoren kurbinasve të Shpëtim Duros.

Një fitore e madhe kjo për bardhezinjtë të cilët tashmë e shikojnë veten në vendin e tretë me 60 pikë, 2 më pak se Partizani dhe Teuta që mbajnë kryesimin. Nga ana tjetër, Tirana djeg mundësinë për t’u kualifikuar në Europë në fund të sezonit, pasi qëndrojnë në kuotën e 54 pikëve, 6 pikë më pak se zona e Europës, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi.

FT| TIRANA-LAÇI 0-1

Mazrekaj 66′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

84’ Largohet autori i golit, Mentor Mazrekaj, për t’i lënë vendin Arbër Bytyqit.

80’ Ndërhyrje e gabuar e Bathës në mesin e fushës, futbollisti i Tiranës ndëshkohet me karton të verdhë.

72’ Harmon e ka të pamundur të vazhdojë ndeshjen, teksa largohet me barelë nga fusha, duke i lënë vendin Zulfiut.

69’ Zëverndësimi i tretë te Tirana. Shehi largon një mbrojtës si Vangjeli, për një sulmues si Kale.

66’ GOOOOL LAÇI 0-1/ Supergol i Mentor Mazrekajn, i cili me një ekzekutim perfekt nga goditja e këndit, arrin të dërgojë topin në fundin e rrjetës. Në ndihmë i vjen edhe një devijim i Najdovskit.

54’ Rasti më i mirë i ndeshjes! Mazrekaj provon më një gjuajtje të shkëlqyer, me Bekajn të mposhtur, duhet ndërhyrja e Hoxhallarit i cili largon me kokë mbi vijën fatale.

53’ Tenton Lushkja me një gjuajtje nga jashtë zone, por është shumë e dobët dhe kontrollon pa probleme Bekaj.

49’ Tjetër zëvendësim te Tirana! Largohet Çelhaka, për t’i lënë vendin Tolit.

45′ Pjesa e dytë nis me ndryshime te Tirana. Largohet nga fusha e lojës Halili, për t’i lënë vendin Gyamit.

Mbyllet pjesa e parë!

43’ Mundësi e mirë për Laçin, me Mazrekajn që jep një krosim në zonë për Harmon, ky i fundit gjuan me kokë, por pret Bekaj.

39’ Danso provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, i vëmendshëm Sherri i cili ndal pa probleme.

37’ Provon të rrezikojë Halili pas një kundërsulmi, por bllokohet në momentin e fundit. Futbollisti i Tiranës pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

36’ Kundërsulm i rrezikshëm i Laçit me Harmon, i cili niset në drejtim të portës kundërshtare, por Çalhaka ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Krosim i rrezikshëm i Hoxhallarit në zonë, provon të përfitojë Halili, por largon në goditje këndi Obanor.

33’ Protesta të trajnerit Duro ndaj arbitrit të ndeshjes. Gjithçka lidhet me një ndërhyrje të Harmon ndaj Hoxhallarit, e cila u akordua faull në mesfushë.

15’ Pranë golit Tirana me Ismajlgecin, i cili pas një topi të marrë nga Seferi gjuan me të majtën në zonë, por ndal Sherri.

10’ Pranë goli Laçi me Mustën, i cili provon nga goditja e dënimit me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

2’ Mundësi e mirë për Laçin, me Mazrekajn që provon një krosim në zonë nga goditja e dënimit, provon Harmon me kokë, por është në pozicion jashtë loje.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Danso, Seferi, Halili. Trajner: Orges Shehi.

LAÇI : Sherri; Malota, Ignjatovic, Obanor; Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *