VIDEO/ Legjendat e Realit dhe Barcelonës dhurojnë spektakël në Tel Aviv, në “El Clasico” triumfojnë madrilenët








Real Madrid dhe Barcelona janë dy nga skuadrat ikonë të futbollit botëror teksa kanë të famshme dhe përballjen midis tyre e cila është pagëzuar me ermin ‘’El Clasico’’.

legjenda

Mbrëmjen e sotme, të dyja klubet kanë menduar një mënyrë mjaft origjinale për të argëtuar tifozët e tyre në mbarë botën duke prodhuar një sfidë mes legjendash nga dyja klubeve. Ndeshja u luajt në Izrael, në Tel Aviv në prani të 25 mijë spektatorëve dhe në fushë zbritën emra si Ronaldinjo, Rivaldo, Deko Roberto Karlos dhe Figo.

Sfida u mbyll 2-3 në favor të madrilenëve, por më e rëndësishme ishte zbritja përsëri në fushë e disa emrave të mëdhenj që kanë bërë histori në futboll. Golat për Barcelonën u realizuan nga Ronaldinjo dhe Mateu ndërsa për Realin shënuan Munitis, Alfonso dhe Ruben de la Red.

BARCELONA
Sipër, nga e majta në të djathtë: Frank De Bur, Koko, Rivaldo, Angi, Oskar Arpon, Tortolero, Okunoe, Mikel Soler, Guzman.

Poshtë, nga e majta në të djathtë: Zhofre, Saviola, Deko, Mendieta, Ronaldinjo, Goiko, Zhuan Karlos, Dehu de Amor.

REAL MADRID

Sipër, nga e majta në të djathtë: Zhoze Emilio Amaviska, Luiz Mila, Antonio Nunez, Ivan Kampo, Ruben De la Red, Aleks Perez, Fernando Sanz, Martín Vaskez dhe Zhordi Kodina.

Poshtë, nga e majta në të djathtë: Pedro Munitis, Enrike Velasko, Roberto Karlos, Alfonso Perez, Alberto Rivera dhe Luis Figo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *