VIDEO/ Loja e bukur nuk mjafton, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët në supersfidën e javës së 27-të



Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, mes Laçit dhe Vllaznisë. Pavarësisht lojës së bukur dhe ritmit të kënaqur, në fund, të dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat rivalëve të Teutës dhe Partizanit.

bandicam 2021-04-10 15-56-45-522

Për sa i përket ndeshjes, shkodranët ishin më kërkues në pjesën e parë, duke prodhuar plot 3 raste të rrezikshme, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës, foli më së shumti për kurbinasit e Duros.

FT: LAÇI-VLLAZNIA 0-0

KOMENTI LIVE: .

Përfundon takimi. 

90+2′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet Kruja, vendin e tij e merr Kaleziç.

90+1′ Regi Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

83′ Dy zëvendësime te Vllaznia, largohen Hoxhaj dhe Jonuz, në vendin e tyre Kalaja dhe Dilaver.

81′ Mundësi mjaft e mirë për Vllazninë, por Isaevski nuk kombinon siç duhet brenda zonës me Ardit Hoxhajn. Shkodranët kërkojnë 11-metërsh, pas rrëzimit të Da Silvës brenda zonës, por gjyqtari akordon faull në sulm.

79′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha e lojës Harmon, vendin e tij e merr Kërçiku.

75′ Tjetër rast i rrezikshëm për Laçin me Xhixhën, që futet bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij ishte e lehtë duke përfunduar drejt e në duart e portierit Zogoviç.

72′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Sise, vendin e tij e merr Da Silva.

64′ Minuta mjaft të mira për Laçin në këtë pjesë të dytë, provon Mazrekaj, por topi ndalet nga portieri Zogoviç.

54′ Te Laçi vendosin duart në kokë, e pabesueshme çfarë humbet Harmon, në afërsi të pikës së penalltisë, sulmuesi ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin mbi kuadrat.

49′ Lushkja jep sinjalin e parë të rrezikshëm, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

41′ Momente nervozizmi, Mevlan Adili ndëshkohet me karton të verdhë, për shtyrje ndaj Mazrekajt.

38′ Kundërsulm i rrezikshëm i Laçit, pas topit perfekt të Mazrekajt për Xhixhën, i cili futet bukur brenda zonës, por më pas sfumon një mundësi të mirë.

35′ Laçi provon të fitojë terren duke avancuar në zonën e Vllaznisë, por të vendosur mjaft mirë shkodranët e Brdariç, deri në këto minuta.

28′ Tentativa e parë e rrezikshme në portën e Zogoviç, provon Harmon në hyrje të zonës, me të djathtën, i vëmendshëm Zogoviç që pret gjuajtjen e sulmuesit të Laçit.

26′ Harmon pretendon për penallti pas duelit me Adilin, por për gjyqtarin, gjithçka e rregullt.

25′ Tjetër shans për Dajan Shehin, pas harkimit nga e djathta, por mbrojtësi nuk koordinohet siç duhet me kokë brenda zonës.

23′ Provon të kundërpërgjigjet Laçi me Harmon dhe Xhixhën, por e vendosur mirë mbrojtja e Vllaznisë.

20′ Vuan Laçi në këto minuta, shkodranët shfaqen dominues në lojë dhe kërkojnë më me ngulm golin e epërsisë.

15′ Dominim i Vllaznisë në këto minuta. Provon edhe Dajan Shehi me kokë brenda zonës, tentativa e tij ndalet drejt e në duart e portierit Sherri.

11′ Tjetër sinjal i shkodranëve me Mevlan Adelin, pas harkimi nga këndi, mbrojtësi godet me kokë, por topi shkon ngjitur me traversën e portës së mbrojtur nga Sherri.

8′ Mazrekaj harkon nga e majta drejt zonës, topi shkon drejt e në duart e Zogoviç.

5′ Rritëm tepër i lartë në Laç, me të dyja skuadrat që luftojnë në mesfushë dhe tentojnë të ndërtojnë aksione të rrjedhshme, duke avancuar në portat respektive.

2′ Pranë golit Vllaznia me Sise, tentativa e tij pas asistit të Isaevskit, por tentativa e tij u ndal nga portieri Sherri. Start fantastik për shkodranët.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Sise. Trajner: Thomas Brdaric

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *