VIDEO / Lojë dhe raste, Partizani triumfon në derbi dhe zhyt “nëndetësen”









Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në derbin ndaj Dinamos për të dalë nga kriza e rezultateve dhe për të bërë hapa lart në renditje, ndërsa zhyt edhe më shumë blutë.

bandicam 2021-12-13 19-59-14-818

Në një ndeshje me shumë emocione, ku nuk munguan rastet, Partizani ishte më kërkues dhe më i rrezikshëm para portës. Por Bakaj u tregua vendimtar me pritjet e tij ndaj sulmuesve të Partizanit, ashtu si edhe Teqja ndaj disa tentativave në fundin e pjesës së parë dhe një goditje të Çinedu nga distanca. Edhe Belica shpëtoi një herë portën nga një gol i sigurt duke devijuar sferën në vijën fatale, para se të vinte goli i avantazhit me anë të Malës.

Pas atij goli, të kuqtë arritën të administronin mirë rezultatin dhe siguruan tre pikë të cilat i mundësojnë që t’i afrohet përsëri grupit të skuadrave që luftojnë për podiumin e kampionatit. Ndërsa Dinamo pëson humbjen e tretë radhazi dhe tashmë duhet të ketë kujdes që të mos përfshihet përsëri në vorbullën e luftës për mbijetesë.

PARTIZANI DINAMO 1-0
71′ Mala

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+4’ Maget dhe Kote marrin vendin e Carës dhe Kaçes te Partizani.

90’+3’ Ibraimi nis një top interesant për Mihanën në zonë, Musta devijon në këndore. Në ekzekutimin e saj, Teqja del dhe kontrollon sferën.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Zëvendësime të te dy skuadrat. Bardhi hyn në fushë në vend të Siljanovskit te Dinamo. H. Marku dhe Rrapaj largohen nga fusha për t’i bërë vend Muratajt dhe Sotës te Partizani.

86’ Partizani tund përsëri rrjetën pas një kundërsulmi me anë të Stenio Zhunior, por Mala në nisjen e aksionit ishte në pozicion jashtë loje dhe festa e të kuqve nuk zgjat shumë.

85’ Në sulm vetëm Dinamo tani, me Partizanin e kthyer për të mbrojtur rezultatin.

83’ Gjata ka një mundësi ideale për të rrezikuar portën e Partizanit pas një rrotullimi më qendër të zonës, por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të Teqjes.

81’ Harkim nga e djathta e sulmit të Partizanit për Zhunior, sulmuesi devijon por jo drejt portës. Sfera shkon te Rrapaj i cili mundohet të krijojë hapësirë por në momentin e tentativës së tij rrëzohet pas një kontakti me Siljanovcskin.

78’ Dinamo është më e orientuar drejt sulmit pas golit të të kuqve, ndërsa Partizani mundohet të qarkullojë topin.

72’ GOOOL Partizani. Pas një kundërsulmi të shpejtë është Mala ai i cili shfaqet para portës dhe çon sferën në rrjetë.

68’ Gjata hyn në fushë në vend të Çinedu me Shkëmbin që kërkon më shumë forcë në sulm.

67’ Bakaj ndëshkohet me të verdhë pasi del nga fusha e lojës dhe shkon të komunikojë me tifozët.

64’ Cara ka mundësinë të shënojë nga ana tjetër e fushës pas një harkimi të A. Markut. Gjuajtja e tij me kokë është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë.

63’ Çinedu tenton eurogolin. Sulmuesi godet nga distanca pasi fiton sferën rreth 35 metra larg katërkëndorit. Teqja devijon mbi traversë.

62’ Mala pason te Stenio Zhunior në të djathtë, sulmuesi gjuan menjëherë por kontakti me topin është plotësisht i gabuar me sferën që përfundon larg kuadratit.

59’ Sidibe është i ndëshkuari i parë i sfidës, pas një faulli ndaj Rrapajt në mesfushë.

58’ Kundërsulm i shpejtë i Demirit i cili nis Ibraimin në krahun e djathtë. Gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Teqjes.

52’ Moment i shkëlqyer i Dinamos e cila i afrohet avantazhit. Teqja ndal Haxhiun por sfera shkon te Ibraimi me portën e boshatisur. Gjuajtja e tij ndalet nga Belica mbi vijën fatale.

47’ Parizani e nis furishëm pjesën e dytë. Herald Marku lëshon një predhë nga e majta, por Bakaj grushton përsëri.

46’ Nis me zëvendësim pjesa e dytë e derbit. Haxhiu merr vendin e Skukës në fushën e lojës te Dinamo.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 0-0.

45’+1’  Kundërsulm i Partizanit, aksion i gjatë i të kuqve me Kaçen i cili nxjerr A. Markun në fundore në të djathtë, por pasimi i mbrojtësit në qendër largohet nga blutë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Kundërzbritje e rrallë e Dinamos, Çinedu sheh Skukën në të majtë dhe pason menjëherë për të, por sulmuesi nuk ka shënjestrën e duhur.

42’ Rrapaj nga e djathta sheh hapësirë dhe hyn në zonë, pasimi i tij në qendër devijohet nga Cara por jo siç duhet sa për të kthyer sferën drejt rrjetës dinamovite, me topin që fluturon larg katërkëndorit.

41’ Dinamo është e mbyllur në zonë e saj, me Partizanin që po provon me çdo mënyrë të gjejë golin me harkime nga krahët.

36’ Provon edhe Cara nga distanca me një gjuajtje të fortë, sfera përfundon jo larg katërkëndorit të Bakajt.

34’ Mrekulli e Teqjes! Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar me skemë, Mihana shfaqet i vetëm dhe godet në portë, duke gjetur përgjigjen e gardianit të të kuqve.

28’ Stenio Zhunior humb mundësinë e artë për të shënuar. Herald Marku harkon në mënyrë perfekte nga e majta, Stenio Zhunior është i vetëm dhe gjuan me kokë, por gjen Bakajn i cili grushton tentativën e tij.

27’ Predhë nga distanca e Rrapajt, Bakaj grushton me vështirësi goditjen e mesfushorit.

26’ Tjetër rrëzim në zonën e Dinamos. Këtë herë është Sembene pas një goditje nga këndi, por gjyqtari Bajramaj përsëri nuk ndërhyn.

21’ Pasim thuajse perfekt për Stenio Zhunior në zonë, por ky i fundit nuk kontrollon mirë topin dhe më pas rrëzohet falë një kontakti me Sofranac. Lojtari kërkon penallti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

18’ Skuadrat janë shumë më të kujdesshme tashmë, duke mbyllur çdo hapësirë e mos lejuar që kundërshtarët të tentojnë portën.

12’ Ibraimi përgjigjet po me një goditje dënimi, por sfera fluturon mbi traversën e portës së Teqjes.

8’ Goditje dënimi e Zhunior që jep iluzionin e golit. Braziliani gjuan dhe topi prek rrjetën e jashtme.

2’ Ibraimi mundohet të përfitojë menjëherë nga një rivënie e Teqjes, por nuk arrin t’i ndalojë topin gardianit.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të Dinamos.

FORMACIONET

Partizani: Teqja, A. Marku, Belica, Sembene, Musta, Kaçe, H. Marku, Rrapaj, Cara, Mala, Zhunior.
Trajner: Ilir Daja

Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Demiri, Skuka, Ibraimi, Mihana, Çinedu.
Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

formacione partizani

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.