VIDEO/ Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shikoni momentin kur Edi Rama i dorëzon flamurin dy sportistëve më të spikatur








Shqipëria do të përfaqësohet nga 9 sportisë në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, që do të mbahen në datat 23 korrik deri më 8 gusht.

bandicam 2021-07-14 20-48-14-709

Në mbrëmjen gala të zhvilluar në Amfiteatrin e Liqenit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i dorëzoi flamurin peshëngritësit Briken Calja dhe atletes Luiza Gega, duke iu uruar paraqitje dinjitoze.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u ndal tek roli i Komitetit Olimpik, që sipas tij misioni është të qëndrojë pranë sportistëve elitare dhe të krijojë lëvizjen olimpike, e cila do të nisë menjëherë pas kthimit nga Tokyo.

Kreu i qeverisë foli edhe për projektet që ka për sportin në mandatin e tretë.

“Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë te jemi pranë komitetit olimpik dhe këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe me përfshirjen e bashkisë së Tiranës është bërë i mundur një trajtim dinjitoz i gjithë anëtarëve të këtij misioni, edhe pse nuk diskutohet që e mira s’ka fund dhe ne kemi plot gjëra për të përmirësuar

Dua të them se e kam pritur me kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik.

Misioni i komitetit olimpik është që edhe të qëndrojë pranë sportistëve elitare, të përgatisë misionet sportive në aktivitete të mëdha, por misioni themelor i komitetit është krijimi i lëvizjes olimpike. Nuk mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje mes qeverisë, bashkive dhe komitetit olimpik, me fëmijët, gjimnazet dhe universitet., ne jemi të motivuar që ti japim një shtytje të re lëvizjeve në shkolla, që është në një fazë embrionale, pas ndërprerjeve për dekada, por njëkohësisht mendojmë që janë krijuar kushtet që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re dhe të fillojë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë, përtej përpjekjeve që mund të bëjë qeveria apo ministria e arsimit, varet nga Komiteti olimpik.

Pas misionit në Tokio në do të ulemi bashkë me komitetin për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri në mandatin e tretë që lidhet me sportin dhe sidomos sporti për fëmijët. Për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit në komitet apo drejtuesit e federatave dhe për të nisur një rrugëtim që në 4 vitet e ardhshme ta ngremë Lëvizjen Olimpike Shqiptare në një nivel më të qëndrueshëm dhe ta nxjerrim nga kjo fazë embrionale”, tha Rama.

MBESHTETJE PER SPORTISTET E RINJ

Rama foli edhe për mbështetjen e sportistëve të rinj, por siç u shpreh ai, kjo nuk ka për të mjaftuar.

Edhe të rinj që duan të bëhen pjesë e misioneve të Shqipërisë, të mund të mbështetet pa kaluar sakrifica të hatashme. Duke iu dhënë atyre gjithë mbështetjeve që mund t’iu japim, edhe pse asnjëherë nuk ka për të mjaftuar. Por të paktën t’iu japë sportistëve, ndjesinë e të qënurit të mbështetur e të dashur. Jo vetëm ato ditë, por gjatë gjithë kohës, pavarësisht se marrin medalje apo jo.

Dua të falenderoj edhe ambasadorin e nderuar të Japanisë. Ka qenë një partner aktiv në mbështetje të këtij misioni olimpik. Dua sinqerisht t’i shpreh mirënjohjen dhe uroj që bashkëpunimi ynë me Japonin dhe ura e komunikimit që ne kemi ngritur dhe partneriteti të forcohet edhe falë këtij misioni. Pjesëmarrja e Shqipërisë, shpresoj  edhe rezultatet po ashtu, të jenë një arsye më shumë për të forcuar bashkëpunimin me Japoninë dhe të afrohemi sa më shumë. Shumë suksese, uroj shumë që t’ia dilni në realizimin e objektivave që keni. Sido të jetë rezultati nëse ju do të bëni gjithçka mundeni, e keni bërë detyrën”, u shpreh kryeministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *