Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Osasunës mbrëmjen e djeshme duke dështuar të shkëputet në klasifikim nga rivalët.
Fundi i takimit u mbyll mes polemikash pasi lojtarët e Realit i kërkuan llogari gjyqtarit se kishte dhënë pak minuta shtesë. “Pse dhe 4 minuta” ishin fjalët e yjeve të Realit, ndërsa gjyqtari nuk ia ka përtuar duke iu kthyer me fjalët: “Kishin 90 minuta në dispozicion”.
Një ironi nga ana e arbitrit drejtuar futbollistëve të Realit që ankohen për minutat shtesë teksa kishin 90 minuta dhe nuk arritën të realizonin.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al