VIDEO/ “Luanët” e uritur! Anglia shpartallon me 4 gola Ukrainën dhe gjen Danimarkën në gjysmëfinale








“Luanët” e uritur! Anglia ka shpartalluar me rezultatin 4-0 Ukrainës e Shevçenkos, në sfidën gjysmëfinale të Euro 2020-ës, duke fluturuar mes rekordeve në gjysmëfinale ku do të përplaset me Danimarkën të mërkurën e 7 korrikut në “Uembli”. 

henderson

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 1 goli nga skuadra e Sauthgejt, teksa në fragmentin e dytë të lojës “3 Luanët”, nuk u përmbajtën, duke realizuar 3 herë në harkun kohor të 17 minutave.

Ishte kapiteni Herri Kejn, ai që hapi serinë e golave në minutën e 4-t, teksa me startin e pjesës së dytë, Meguajër dyfishoi shifrat. Në këtë moment anglezët morën superxhiro, teksa Kejn, në minutën e 50-të, shënoi golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal.

an

Për t’i vendosur kapak kësaj mbrëmjeje magjike mendoi Henderson që në minutën e 63-të shënoi golin e katërt, i cili rezultoi të ishte i pari me fanellën e kombëtares për mesfushorin 31-vjeçar. Një fakt interesant që vlen të theksohet është se 3 nga golat e Anglisë u shënuan me kokë.

FT: UKRAINË-ANGLI 0-4

Kejn 4′, 50′ Meguajër 46′, Henderson 63′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90′ Nuk ka asnjë minutë shtesë!

79′ Ukraina tenton të shënojë golin e nderit në këtë sfidë, por mbrohen mirë anglezët.

73′ Zëvendësim te Anglia, largohet kapiteni Kejn, vendin e tij e merr sulmuesi i Evertonit, Kalvert Ljuin.

65′ Anglia kryen 3 zëvendësime, largohen Shou, Stërling dhe Filips, në lojë Tripier, Rashford dhe Bellingham.

63′ GOOOOOL ANGLIA 0-4/ Shpartallohen ukrainasit, Henderson gjen rrugën e rrjetës. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori i Liverpulit, i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe tund rrjetën. Goli i parë me kombëtaren angleze për Henderson. 

62′ Bushkan i mohon një supergol Herri Kejnit, i cili do të ishte i treti në këtë sfidë për kapitenin e “3 Luanëve”.

57′ Zëvendësim te Anglia, largohet nga fusha Rajs, vendin e tij e merr Henderson.

50′ GOOOOOL ANGLIA 0-3/ Të papërmbajshëm anglezët! Kapiteni Herri Kejn trefishon rezultatin, duke goditur saktë me kokë brenda zonës. Ishte sërish Shou që asistoi. Dy pasime për gol në harkun kohor të 4 minutave, për mbrojtësin e Junajtid. 

46′ GOOOOL ANGLIA 0-2/ “3 Luanë” shënojnë nga tuneli. Meguajët dyfishon shifrat duke goditur saktë me kokë pas një harkimi të Shou nga goditja e dënimit nga krahu i majtë. 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

40′ Ukrainasit marrin zemër, duke krijuar disa sulme të rrezikshme në zonën e anglezëve, por pa sukses.

35′ Zëvendësim i detyruar te Ukraina, largohet Kryvtsov, vendin e tij e merr Tsygankov.

32′ Presion asfiksues i Anglisë që “flirton” me golin e dytë, predha e Rajs, u ndal nga portieri ukrainas.

28′ Anglia provon të dyfishojë rezultatin me Kejn, që provon me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

25′ Anglia nuk lëshon terren, duke qarkulluar vazhdimisht topin në gjysmëfushën e ukrainasve.

17′ Neglizhencë në mbrojtje i Anglisë, Jaremçuk, për pak sa nuk i ndëshkon, tentativa e tij u largua në këndore nga Pikford.

12′ Ukrainasit provojnë të reagojnë me Jarmolenkon, por hapësirat në zonat e Anglisë janë të pakta.

4′ GOOOOOL ANGLIA 0-1/ Zgjat vetëm 4 minuta baraspesha! Herri Kejn kalon “3 Luanët” në avantazh. Pas një asisti fantastik të Stërling, kapiteni i anglezëve nuk fal para portës. 

1′ Starton sfida në Romë! Anglezët janë favoritë absolut në këtë përballje, teksa avancojnë menjëherë përpara.

FORMACIONET ZYRTARE

lineup

STATISTIKA INTERESANTE TË SFIDËS SË SOTME

-Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e pestë e Anglisë në “Olimpico” (2 fitore, 1 barazim, 1 humbje). Vizita e tyre e fundit në Romë ishte barazimi 0-0 kundër Italisë në tetor 1997, një rezultat që vulosi biletën e tyre në Botërorin “Francë 1998”.

-Anglia nuk ka pësuar ende gol në këtë Europian (4 ndeshje) dhe sot mund të vendosë një rekord. Asnjë kombëtare nuk ka arritur ta ruajë portën e paprekur në 5 ndeshjet e para të një Europiani. “Tre Luanët” e kanë kyçur portën në 9 nga 10 ndeshjet e tyre të fundit.

-Kjo do të jetë ndeshja e dytë e Ukrainës në “Olimpico” të Romës. Në të parën, ata humbën 2-0 ndaj Italisë (tetor 2006), ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2008”. Bilanci i tyre në Itali është 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje. Vizita e fundit, ishte një 1-1 me Italinë në miqësore (tetor 2018), në të cilën Ruslan Malinovski shënoi golin e tij të parë për kombëtaren.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *