Video/ Lufta në Izrael, momenti prekës kur një peng 9-vjeçar i Hamasit takohet me babain e tij

Video/ Lufta në Izrael, momenti prekës kur një peng 9-vjeçar i Hamasit takohet me babain e tij
video lufta ne izrael momenti prekes kur nje peng 9 vjecar i hamasit takohet me babain e tij

9-vjeçari Ohad është në mesin e 13 pengjeve të Hamasit të liruar të premten vonë pasdite, më 24 nëntor, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin.

Në videon e publikuar shihet 9-vjeçari duke vrapuar në krahët e babait të tij sapo e sheh dhe shpërthen në lot gëzimi. 9-vjeçari u lirua së bashku me nënën e tij 55-vjeçare Keren Mundar dhe gjyshen e tij Ruti, 78 vjeç, ndërsa gjyshi i tij Avraham Mundar mbetet në Gaza.

Shikoni videon me 9-vjeçarit:

“Ne nuk do të ndalemi derisa të gjithë pengjet të bashkohen me familjet e tyre”, deklaron Izraeli.

Emrat dhe moshat e 13 izraelitëve që u kthyen në Izrael:

Hanna Katzir, 77 vjeç.

Mbyllja
Margalit Mozes, 77 vjeç.

Yafa Ader, 85 vjeç.

Hannah Perry, 79 vjeç;

Adina Moshe, 72 vjeç.

Danielle Aloni, 44 vjeç / Emilia Aloni, 9.

Ruthi Monder, 78 vjeç / Keren Monder, 54 vjeç / Ohad Monder, 9 vjeç.

Aviv Asher, 2 vjeç/ Raz Asher, 5 vjeç/ Doron Katz-Asher, 34 vjeç.

Si do të zhvillohet procesi i lirimit të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit

Ushtria izraelite dha dje më shumë informacion rreth procesit të lirimit të pengjeve të mbajtur në Rripin e Gazës.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), një listë me emrat e atyre që pritet të publikohen do t’i jepet Izraelit çdo ditë.

Ushtria izraelite tha se pengjet do të merren “në zonën kufitare” dhe prej andej do të dërgohen në bazën ajrore Hajerim në Izraelin jugor.

Pasi të lirohen, ata do të priten nga specialistë të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve fillestare mjekësore, si dhe do t’u jepen numrat e telefonit për të kontaktuar me të afërmit e tyre.

Nga Hajerimi, pengjet e liruar do të dërgohen në spitale, ku do të bashkohen me familjarët e tyre. Gratë e moshuara do të transferohen në një spital të ndryshëm nga fëmijët e vegjël.

Të gjithë pengjet e liruar pritet të qëndrojnë nën vëzhgimin mjekësor për të paktën dy ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts