VIDEO/ Luftë për 1 pikë në “Air Albania”! Cara shpëton Partizanin, barazon me Laçin








Partizani dhe Laçi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotmë në “Air Albania”.

bandicam 2021-11-20 21-44-01-608

Ishte një sfidë e luajtur mes tensionit ku të dyja ekipet e kërkuan me ngulm fitore, për në fund morën nga një pikë. Ishin kurbinasit që kaluan të parët në avantazh me Shehun që u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Gjithsesi fundi i pjesës së parë ishte mjaft i tensionuar pasi të dyja skuadrat luftuan shumë në mesfushë. Me fillimin e pjesës së dytë, Daja hodhi në fushë Kaçen.

Hyrja e mesfushorit i dha fytyrë të re Partizanit që kërkoi me ngulm golin e barazimit, për ta gjetur atë në minutën e 79-të me Tedi Carën.

Por nuk kishte më kohë, Partizani nuk arrin të ruajë vazhdimësinë, ndërsa Laçi bën një paraqitje mjaft dinjitoze në këtë sfidë duke rrezikuar dhe ta fitojë ndeshjen.

FT| PARTIZANI-LAÇI 1-1

Tedi Cara 79’/ Shehu 34′ 

Komenti Live

90+4′ Mala fiton një faull në fundore, rast i mirë për të kuqtë të tentojnë golin e avantazhit.

90+3′ Largohet Mentor Mazrekaj në vendin e tij Bytyqi.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

90′ Tjetër zëvendësim te Laçi. Lë fushën e lojë Ziko, në vendin e tij Turkaj.

88′ Përplasje shume e fortë mes Belicës dhe Harmon. Të dy futbollitët qëndrojnë të shtrirë në tokë.

87′ Partizani merr zemër pas golit të barazimit, Dajsinani bën heroin e kurbinasve.

84′ Edhe Josa freskon ekipin, lë fushë Bashkim Velija, në fushë sulmuesi Harmon.

82′ Daja freskon mesfushën, del nga loja Herald Marku në vendin e tij Kristi Kote.

80′ Gjyqtari Juxhin Xhaja niset drejt VAR-it për të parë pozicionin e Tedi Carës në momentin e golit.

79′ GOOOL Partizani 1-1/ Barazohet gjithçka në “Air Albania”. Tedi Cara gjen golin pas një goditje standarde duke devijuar një gjuajtje të Stenio Zhunior. 

77′ Stenio Zhuniro tenton të bëjë mrekullinë nga goditja e dënimit, por vetëm rrjetë e jashtme për brazilianin.

72′ Çfarë rasti humbet Ergys Kaçe. Mesfushori gabon nga një 11-metërsh në lëvizje, por gjuajtja e mesfushorit përfundon sipër traversës.

71′ Konfirmohet gjithçka, goli i kurbinasve anulohet për pozicion jashtë loje.

70′ Kurbinasit gjejnë golin e dytë me Velkovskin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pritet konfirmimi dhe nga VAR-i.

66′ Mazrekaj shkakton faull në mesfushë ndaj Herald Markut. Protesta të shumta të tifozëve në tribuna që kërkojnë karton të verdhë për ishin e tyre.

63′ Regi Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave te gjyqtari Juxhin Xhaja. Mesfushori kurbinas humbet sfidën e javës së ardhshme me Vllazninë për shkak të plotësimit të kartonëve.

63′ Tenton të niset shpejt Partizani, por Zhunior është në pozicion jashtë loje.

59′ Shumë pranë golit të dytë kurbinasit, Guindo vepron bukur në zonë duke pasuar për Lushkjen, goditja e të cilit pritet nga Teqja.

55′ E pabesueshme çfarë rasti humbet Zhunior. Braziliani tenton të dërgojë një krosim në rrjetë, por goditja e tij me kokë përfundon jashtë portës së mbrojtur nga Dajsinani.

53′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Deliut. Shumë aktiv në mesfushë futbollisti i kurbinasve duke detyruar kundërshtarët ta ndalin me faull.

48′ Moment tensioni mes Arinaldo Rrapajt dhe Ardit Deliut, Juxhin Xhaja ndëshkon me karton të verdhë të dy lojtarët.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim për Partizanin, Daja hedh në lojë Ergys Kaçen.

Përfundon pjesa e parë. Skuadra e Mirel Josës e mbyll në avantazh falë një 11-metërshi që u shndërrua në gol nga Deliu. Të kuqtë i pret një pjesë e dytë e vështirë.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

45′ Stenio Zhunior tenton të befasojë Dajsinanin duke goditur fort nga jashtë zone, por gjuajtja e brazilianit përfundon mbi kuadrat.

44′ Guindo godet fortë nga jashtë zone, por gjuajtja e sulmuesit devijohet dhe ka goditje nga këndi për Laçin.

42′ Faull në zonë për Laçin pas një përplasje të Dajsinanit me Sembenen. Irritohen tifozët e Partizanit në tribuna.

41′ Karton i verdhë për Zikon pas një ndërhyrje në dëm të Gligorov.

39′ Protesta nga lojtarët e Partizanit, pretendojnë për një penallti duke i kërkuar gjyqtarit Juxhin Xhaja t’i drejtohet VAR-it.

34′ GOOOL Laçi 0-1/ Julian Shehu tregohet i saktë nga pika e 11-metërshit duke mposhtur portierin Teqja. Në avantazh kurbinasit. 

33′ Pasi u konsultua me VAR-in, gjyqtari jep penallti për kurbinasit. Një shans mjaft i mirë për skuadrën e Josës.

32′ Ka tension në fushë. Laçi pretendon për penallti pas një kontakti në zonë të Mustës me Deliun. Rasti po gjykohet nga ekranet e VAR-it.

28′ Stenio Zhuniro mbetet i shtrirë pas një dueli me Regi Lushkjen. Dëmtohet braziliani.

24′ Provon sërish Partizani me Gligorov, por krosimi i mesfushorit është i gabuar dhe përfundon jashtë katërkëndëshit të fushës.

22′ Del rrezikshëm Laçi me Mazrekajn, sulmuesi kalon Rrapajn duke krosuar bukur në zonë, por grushton portieri Teqja duke larguar rrezikun nga zona.

19′ Duel në mesfushë i Roganoviç me Mustën ku fitues del futbollisti i Laçit, por Guindo kryen faull ndaj Sembenes, teksa lojën do ta nisin sërish të kuqtë.

17′ Tenton Laçi me Roganoviç, por krosimi i malazezit përfundon sipër kuadratit të mbrojtur nga Teqja.

15′ Niset shpejtë Partizani në kundërsulm, por Gligorov gabon në momentin e fundit në pasimin vendimtar. Rast i mirë për skuadrën e Dajës.

11′ Luhet minuta e 11-të. Mala tenton të befasojë nga distanca, por gjuajtja e futbollistit të “demave” përfundon larg portës.

5′ Minuta të qeta, të dyja skuadrat studiojnë njëra-tjetrën për të shmangur ndonjë kundërsulm të mundshëm.

1′ Starton sfida, Partizani luan topin e parë nga mesi i fushës.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Teqja, A.Marku, Belica, Sembene, Musta, Gligorov, H.Marku, Rrapaj, Cara, Mala, Stenio Zhunior.
Trajner: Ilir Daja

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Ignjatoviç, Ziko, Shehu, Lushkja, Deliu, Velija, Guindo, Mazrekaj.
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar kryesor: Juxhin Xhaja

Asistent i parë: Emigers Ganxhi

Asistent i dytë: Arbër Zalla

Gjyqtar i katërt: Adrian Beqiraj

VAR: Florjan Lata   AVAR: Ani Koçiaj

WhatsApp Image 2021-11-20 at 8.08.30 PM

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *