VIDEO / Lukaku dhe Broja si “fotokopje”, pamjet pushtojnë rrjetin dhe bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Çelsit









Romelu Lukaku dhe Armando Broja përkrah njëri-tjetrit, kjo është ajo që ëndërrojnë prej disa kohësh tifozët e Çelsit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me dëshirën e tyre të qartë ndaj klubit që të kthejë sa më parë sulmuesin shqiptar në radhët e bluve.

lukaku broja

Broja po bën shumë mirë te Sauthempton dhe po tregon disa aftësi të jashtëzakonshme në shpërthimet e tij dhe në saktësinë para portës. Por tifozëve të Çelsit së fundmi u ka rënë në sy si ai ka një ngjashmëri mbresëlënëse në veprimet e tij me ato të Romelu Lukakut.

Kështu, në rrjete sociale po qarkullon një video që shfaq aksione thuajse të ngjashme të sy sulmuesve, me një fund të ngjashëm pasi kundërshtarët detyrohen t’i rrëzojnë në zonë duke shkaktuar penallti.

Një video e cila është kthyer shpejt në virale dhe ka marrë shumë komente, pasi tifozët e Çelsit ëndërrojnë që të shohin shqiptarin përkrah belgut që në edicionin e ardhshëm, të bindur se do të kenë një dyshe të pandalshme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.