VIDEO/ Lukaku zyrtarisht i Çelsit, shikoni prezantimin special që i bëjnë të klubi londinez










Lukaku është zyrtarisht pjesë e Çelësit. Klubi londinez e ka prezantuar së fundmi bomberin belg, nëpërmjet një video speciale të publikuar në faqën zyrtare në “Twitter”.

Lukaku Chelsi

Zyrarizimi i Big Romit, ka ardhur një ditë pasi blutë e Londrës fituan Superkupën e Europës. Plot 115 milion euro derdhi Çelsi në arkat e Interit, për shërbimet e Lukakut, teksa 28-vjeçari do të jetë pjesë e bluve të Londrës për 5 sezonet e ardhshme.

11 milion euro + bonuse në sezon do të përfitojë Lukaku, i cili ka luajtur edhe më parë në “Stamford Bridge”, aty ku ka luajtur edhe gjatë viteve 2011-2014. Për sa i përket aktivizimit me Interin, Lukaku mbajti veshur 95 herë fanellën zikaltër, teksa realizoi 64 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *