VIDEO / “Makthi më i madh i një prindi”, ylli i NBA shpëton të birin nga mbytja










Reflekset e një sportisti, por padyshim edhe të një prindi, kanë ndihmuar Andre Dramond, yllin e skuadrës së Filadelfias në NBA, që të evitonte një tragjedi të mundshme. Djali i tij i vogël u hodh në pishinë pa ditur not dhe basketbollisti ishte i vëmendshëm për të evituar më të keqen.

sdfsdfsdf

Djali i tij, Deon King, ishte në këmbë në bordurën e pishinës dhe u hodh brenda në ujë, pa ditur not e në ato çaste duke alarmuar të pranishmit. Dramond u hidh me shpejtësi në ujë duke e nxjerrë jashtë atë, për të evituar më të keqen.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë në vilën e tij dhe Dramond e ka ndarë këtë ngjarje me ndjekësit në rrjetet sociale.  ”Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina. Ky është padyshim makthi më i madh për një prind, por fatmirësisht askush nuk pësoi asgjë”, ishte postimi në rrjetet sociale i sportistit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *