VIDEO/ Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me fanellën e Barçës. Ja rasti i artë i shqiptarit










Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit.

bandicam 2021-07-31 20-36-54-042

Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën e 79-të nga trajneri Kuman duke zënë vendin e Antoni Grizmanit. 24-vjeçari vetëm pak minuta pas aktivizimit në fushë humbi një rast të hartë teksa pritja e portierit të Shtutgartit i mohoi golin e radhës me Barcelonën.

Manaj ndaloi bukur një top në zonë, por gjuajtja e sulmuesit lushnjar u prit nga portieri i cili e devijoi në goditje nga këndi. Ky ishte rasti i vetëm për Manajn, nisur dhe nga minutat e pakta që u aktivizua.

Barcelona triumfoi 0-3 në miqësore me golat të shënuar nga Depaj, Jusuf Demir dhe Rui Puig.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *