VIDEO/ Manita dhe tripletë e Levandovskit, Bajerni shkatërron me 5 gola Hertën e Berlinit










Bajerni ka triumfuar me “manita” ndaj Hertës së Berlinit në “Allianz Arena”, ku heroi i këtij takimi ishte i përhershmi Robert Levandovski i cili realizoi një tripletë.

LEVANDOVSKI

Serinë e golave e hapi Tomas Myler në minutën e 6′, më pas ishte bomberi polak Levandovski i cili shënoi golin e tij të parë dhe të dytë për skuadrën e tij në minutën e 35′.

Trefishimi i rezultatit erdhi 4 minuta sapo kishte filluar pjesa e dytë me Musialën ekzaktësisht në të 49′ minutë.

Dy golat e tjerë u realizuan nga Levandovski në minutat 70′ dhe 84′ duke kompletuar rezultatin 5-0 dhe tripletën e tij personale

. Me këtë sukses bavarezët renditën në vendin e dytë së bashku me Bajer Leverkuzen dhe Frajburg në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Herta e Berlinit në vendin e fundit në kuotën e 0 pikëve.

RENDITJA E BUNDESLIGËS –

BUND

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *